Prishtina
histori.
Harta interaktive e Prishtinës

Kërko

Prishtina gjatë kohës osmane (1455-1912)

Panoramë e Prishtinës nga arkivat osmane. Duhet të jetë pas vitit 1896 ngase sahatkulla është pranë Xhamisë së Madhe. Viti i saktë i zhvendosjes së sahatkullës nga Xhamia e Çarshisë në vendin ku është sot ka ndodhur diku pas vitit 1896, dhe para vitit 1912.

Prishtina ishte njëri ndër qytetet e para të Kosovës që ra nën sundimin e gjatë osman. Si rezultat i të kaluarës së saj si qendër administrative dhe afërsisë me qytetin minerar të Novobërdës, për një kohë të shkurtër Prishtina u shndërrua në një qytete kozmopolit, ku bashkëjetonin shumica myslimane me bashkësitë e krishtera (të dy riteve) dhe hebrenjtë, duke mos përjashtuar edhe koptët (egjiptasit).

Objektet e stilit osman, sikur xhamitë, hamamet, çezmat, shkollat, sahat kulla, apo edhe konaku qeveritar të ndërtuara gjatë kësaj periudhe, shpërfaqin gjurmët e këtij sundimi pesë shekullor, i cili u pllakos në historinë e Prishtinës, i cili për 34 vjet ishte edhe kryeqendër e Vilajetit të Kosovës. 

Ky gjurmim shkencor, synon që nëpërmjet burimeve të dorës së parë (dokumenteve osmane) të hulumtuar në Arkivin osman të Stambollit dhe fondin e kopjeve të Dokumenteve osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës, si dhe përmes literaturës së përzgjedhur të ofrojë një histori politike, sociale dhe ekonomike të qytetit të Prishtinës gjatë sundimit osman.