Shfrytëzimi i panderprerë i pasurive nëntoksore të Kosovës gjatë feudalizmit të zhvilluar, veçanërisht nga gjysma e dytë e shekullit XIV, konsiderohet faktor më rëndësi që ndikoi për zhvillimin e Prishtinës në një qendër të madhe tregtare. Impuls të madh për zhvillimin e qytetit në qendër të madhe gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIV dhe në gjysmën e parë të shekullit XV dhanë raguzanët, të cilët nëpër Prishtinë dhe rrethinën shumë të pasur të saj me xehe, bënin mbartjen e xeheve shumë të kërkuara në të gjitha qytetet e Adriatikut. Gjatë feudalizmit të zhvilluar Prishtina zihet ngoje për herë të parë në gjysmën e dytë të shekullit XIII. Mirëpo, aktualizimi i Prishtinës si qendër më rëndësi, vjen veçanërisht pas vitit 1325, kur Stefan Deçani kërkoi nga raguzanët që tributin e Shën Dhimitrit t'ia sillnin në Prishtinë.1 Ndërkaq, në vitin 1342, perandori bizantin Jovan Kantakuzeni, i cili në këtë vit gjeti strehim te mbreti Dushan, jep përshkrimin e Prishtinës. Sipas perandorit në fjalë, Prishtina (Pristinon) ishte një fshat i pafortikuar, ku vetëm oborri mbretëror kishte një vlerë të posaçme.2
Raguzanët dhe Prishtina dhe shënimet e para për qytetin
Pas vdekjes së Uroshit III, perandorinë serbe e përfshiu një anarki. Ajo u nda në shumë principata, në të cilat zotëronin vazalë dhe funkcioonarë të deridjeshëm të Uroshit III. Atëbotë Prishtina hyri në kuadrin e zotërimeve të Vuk Brankoviqit, i cili në vitin 1387 vuri gurthemelin e kolonisë raguzane në Prishtinë. Në të vërtetë, Vuk Brankoviqi në këtë vit bëri marrëveshje me Raguzën. Sipas kartës së tij lëshuar në Prishtinë më 20.I.1387, rregullohet pozita e tregtarëve raguzanë në rajonin e Brankoviqve, pra edhe në Prishtinë.3
Është për t’u theksuar se kontaktet e para raguzane me Prishtinën i gjejmë të shënuara në fund të viteve të shtatëdhjeta të shekullit XIII. Atëbotë bujarin raguzan me origjinë shqiptare, Gregorius Marini de Petrana (1253–1280), e emërojnë konsull në Bërskovë. Për të arritur në këtë vend, Gregorius M. de Petrana kalon, ndër të tjera, edhe nëpër Prishtinë. Mirëpo, pos kësaj të dhënë, nuk ndeshim hollësi të tjera për qëndrimin e tij në Prishtinë.4 Ndërkaq, një shekull më vonë, pikërisht në vitet 1379 dhe 1380, në Prishtinë ndeshim Marin Nikollën, qytetar raguzan nga Ulqini.5
Në fund të dhjetëvjetëshit të tetë të shekullit XIV numri i raguzanëve në Prishtinë sa vinte shtohej. Tani pranía e tyre dë shmohet në dokumente të shumta të ruajtura në Arkivin Historik të Dubrovnikut. Nga testamenti i raguzanit Matco de Suezda që mban datën 9.XI.1387, mësojmë se ai la pesë dukatë ndihmë për punët përfundimtare rreth Shën Mërisë, kishë katolike në Prishtinë.6
Sipas një dokumenti që mban datën 17.III.1388, prishtinasi Stan Hiliích njofton Këshillin e Vogël Raguzan për disa punë rreth doganës së Prishtinës.7
Kur bëhet fjalë lidhur me marrëdhëniet e Vuk Brankoviqit me lazareviqët gjatë viteve të para pas Betejës së Kosovës një vlerë të veçantë ka një deklaratë e raguzanit Marinus Demetriuich, që mban datën 6. VIII. 1392. Në deklaratë thuhet se Marinus ishte i obliguar nga princi raguzan që brezin (rripin e çmuar), të cilin princesha serbe e kishte lënë peng në Raguzë, t'ia dorëzonte asaj personalisht në Prishtinë in Pristina ad ipsam dominam comitissam.8 Atëbotë Vuk Brankoviqi ishte i detyruar t'u shtrohej dhe t'u paguante tribut osmanëve. Lidhur me këtë, princi dhe antarët e familjes së tij u detyruan që gjërat e çmuara t’i dërgonin për t’i ruajtur në Raguzë.9 Praktikën për ta ruajtur thesarin Vuk Brankoviqi e vazhdon edhe më tej dhe kështu në janar të vitit 1395 raguzanët i pranuan princit për t'i ruajtur 397 litra argjend. Vetëm tri ditë më vonë, Smili, funksionar i Vuk Brankoviqit, dërgoi në Raguzë edhe 693 litra argjend. Depozita e fundit, ndërkaq, sasia e të cilit arrinte 790 litra argjend, u dorëzua më 10 janar të vitit 1396.10
Në fillim të vitit 1396 osmanët sulumuan rajonin e Brankoviqve dhe pushtuan Prishtinën. Pas ngjarjeve të krijuara, Vuk Brankoviqi dërgon Smilin nëpër Raguzë për në Zetë. Në këtë rast raguzanët i dhanë Smilit një barkë, me të cilën do të vazhdonte për në Kotorr dhe vendosën t’i dërgonin “zotërisë” rekomandime me shkrim, me të cilat Vuk Brankoviqi kishte dëshirë të njoftohej hollësisht për qëndrimin e misionarit të vet në Raguzë.11 Po në këtë vit, në Prishtinë ndeshim Franchus f. Mate de Basilio (1353–1396), i cili është marrë, ndër të tjera, edhe me shitblerjen e kripës. Ndër gjithë anëtarët e familjes bujare Basilio të vendosur në Raguzë në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV, Franco de Basilio ishte i vetmi, i cili na del me funksione me përgjegjësi të madhe politike.12
Në fillim të shekullit XV, dogana e Prishtinës paraqiste një burim me rëndësi për pasurimin e disa bujarëve raguzanë. Në këtë konstatim arrihet kur merret parasysh fakti, që shumë raguzanë, të cilët u bën qiraxhinj të doganës së Prishtinës, i kryenin rregullisht të gjitha detyrimet ndaj pronarëve të doganës, dukuri që dëshmohet edhe në mbështetje të dokumenteve të kohës, si, bie fjala, një dokument i shkruar në Prishtinë më 15.III.1402 që dëshmon se bujari raguzan Marinus Çinçalunoli (apo Grede), kishte plotësuar të gjitha detyrimet ndaj pronarëve të doganës së Prishtinës: princ Stefanit, Vuk Brankoviqit dhe zonjës Eugjeni.13 Në një dokument identik dalë katër vjet më pas nga zyra e Brankoviçve, pikërisht më 25 mars të vitit 1406, zonja Mara dhe Gërguri e Gjuragj Brankoviqi, bij të tij, njoftojnë princin dhe patriciatin raguzan se bujari Ser Andree Dominici de Menze i ka kryer të gjitha detyrimet lidhur me shfrytëzimin e doganës së Prishtinës dhe tregjeve të tjera në pronat e Brankoviqve.14 Nga Prishtina më 4.VII.1414 bëri letërkëmbim edhe despot Stefan Lazareviqi, në letër despoti e njofton princin dhe patriciatin ra guzan për plotësimin e të gjitha detyrimeve të bashkëqytetarit të tyre Benedictus de Gondola lidhur me shfrytëzimin e doganës së Novobërdës.15 Ndërkaq, sipas një dokumenti dalë nga zyra e Brankoviqve në Prishtinë në fund të vitit 1411, Mara Brankoviq pohon se “vaš gradjanin Bogiša (Bogissa Radmilouich – J. D.) držal ni je carinu u Trepči i u Prištini i ceku".16 Është për t’u theksuar se raguzanët që shfrytëzonin doganën e Prishtinës, kishin detyrime, përveç pjesëtarëve të familjes Brankoviq, edhe ndaj të ardhurave kishtare (bir, vrhovina, pomen). Në këtë drejtim, bujari raguzan Nicola de Sorgo dhe vëllazërit Matcho dhe Pasqual, të cilët, në fund të viteve të njëzeta të shekullit XV mbanin doganën e Prishtinës, u obliguan edhe për, Bir i bral po zemlji”.17
Në fillim të shekullit XV Kosova bëhet përsëri arenë bete jash. Luftat u përcollën edhe nga epidemi e murtajës. Sa po u informua për situatën në Kosovë, Qeveria Raguzane jep urdhër se të gjithë qytetarët e Raguzës, të cilët kishin ardhur nga viset e përfshira nga epidemia e murtajës, si, bie fjala, Prishtina dhe Novobërda, duhej menjëherë të largoheshin nga Raguza. Ata që nuk i përgjigjeshin urdhërit, i shtroheshin dënimit që kapte shumën 100 perperë.18
Si u theksua më lart, në fillim të shekullit XV Kosova kishte rënë në një gjendje të vështirë. Mirëpo, edhe në këto kushte, prapëseprapë në Prishtinë ndeshim raguzanë. Gjatë vitit 1403 në Prishtinë jetonin dy bujarë, Dominicus de Babali dhe Junius de Sorgo, të cilët bënin tregti me argjend në relacionin Prishtinë Raguzë.19
Kolonia raguzane në Prishtinë sipas numrave
Për faktin se numri i raguzanëve sa vinte bëhej gjithnjë e më i madh në Prishtinë po edhe interesimi i Qeverisë Raguzane për koloninë e Prishtinës dëshmohet me të dhënën e një dokumenti që mban datën 18.III.1409. Nga përmbajtja e këtij dokumenti konstatohet se raguzanët i ishin ankuar mbretit Sigmund, që ushtria hungareze, gjatë një sulmi, e kishte djegur Prishtinën, me ç’rast kishin pësuar dëme edhe qytetarët raguzanë, të cilët jetonin e punonin në atë kohë në këtë qytet.20
Meqënëse shënimet e këshillave raguzanë të viteve 1404–1407 nuk janë ruajtur, është vështirë të flitet lidhur me praninë e tyre në Prishtinë gjatë viteve në fjalë. Mirëpo, që nga viti 1407, kur filluan të shfaqeshin shënimet për komisionet gjyqësore, tash e tutje mund të flitet në mënyrë të dëshmuar lidhur me praninë e raguzanëve në qytetin në fjalë. Kështu në vitin 1407 në Prishtinë ndeshim tetë raguzanë. Ndër ta më shpesh na del Nichxa Milloslaglich; në vitin 1409 njëmbëdhjetë dhe prej tyre del më shpesh Pribislao Maroevich, më 1410-tetë më shpesh ndeshim Bogoslao Selimbar, Milath Velayenich, Nichxa Miloslaglich dhe Boganus Gripouich, më 1411-gjashtë përmendet më shpesh Radoslav Rendiq, më 1412-gjashtë më 1413-njëmbëdhjetë, ndër të cilët një aktivitet më të gjallë zhvilloi Matcho de Ribiça.21
Është për t'u theksuar se nga viti 1413 numri i raguzanëve në Prishtinë trefishohet në krahasim me vitet e fundit të she kullit XIV dhe vitet e para të shekullit XV. Ndërkaq, gjatë viteve të njezeta të shekullit XV, kolonia raguzane në Prishtinë, bënte koloninë numerikisht më të madhe në Kosovë. Këtë konstatim e vërteton fakti i emërimit të komisioneve gjyqësore për zgjidhjen e konflikteve midis qytetarëve raguzanë, të cilët puno nin e jetonin në Prishtinë. Rezultatet më të mira kërkimore në këtë drejtim kanë dhënë. J. Tadiq dhe D. Kovaçeviq–Kojic.22 Studiuesit në fjalë, duke bërë kërkime në Arkivin Historik të Dubrovnikut, sidomos duke shfletuar faqet e zverdhura të librave të Këshillit të Vogël Raguzan dhe të librit të përbashkët të dy këshillave,23 na japin këtë pasqyrë lidhur me numrin e raguzanëve në Prishtinë gjatë viteve 1414–1453.24
Viti | Numri i raguzanëve. |
1414 1415 1416 1417 1418 1419 1420 1421 1422 1423 1424 1425 1426 1427 1428 1429 1430 1431 1432 1433 1434 1435 1436 1437 1438 1439 1440 1441 1442 1443 1444 1445 1446 1447 1448 1449 1450 1451 1452 1453 | 39 33 41 69 74 79 97 74 113 145 157 139 144 117 122 115 47 57 44 118 124 140 176 208 218 133 109 35 97 – 11 107 104 51 80 17 33 19 15 6 |
Nga pasqyra e mësipërme vërehet se numri i raguzanëve rritet me përmasa të mëdha nga viti 1422. Prej kësaj kohe, përveç viteve 1430, 1431, dhe 1432, në Prishtinë ndeshim vazhdimisht më se njëqind raguzanë. Në vitin 1437 dyqind e tetë, ndërsa në vitin 1438 dyqind e tetëmbëdhjetë.25
Një faktor me rëndësi lidhur me lëkundjet e numrit të raguzanëve në Prishtinë, prej viteve të njëzeta e deri në rënien e saj, ishin fushatat osmane. Konstatimi ynë lidhet me faktin se rënia e Smederevës në vitin 1439 ndikoi për zvogëlimin e numrit të raguzanëve në pjesët veriore të Despotatit serb. Mirëpo, meqë pjesët jugore të despotatit ende nuk kishin hyrë nën sundimin osman, kolonitë raguzane gjallëronin ende në këto anë. Kjo vërehet sidomos nga prania e raguzanëve në Prishtinë gjatë viteve 1439 dhe 1440. Një vit më vonë, pasi osmanët pushtuan Novobërdën, Qeveria Raguzane, për shkak të situatës së krijuar, urdhëroi tregtarët e vet që të mos shkonin më në këtë qytet dhe në qytete të tjera që kishin rënë nën sundimin osman. Për shkak të kushteve të përmendura, Prishtinën rrallë e ndeshim në vendimet e viteve 1441 dhe 1442 të Këshillit të Vogël Raguzan. Një gjendje e këtillë nuk zgjati shumë, meqë Qeveria Raguzane fitoi që në vitin 1442 privilegje të reja nga sulltani, për të cilat ajo informoi menjëherë tregtarët e vet në Novobërdë, Prishtinë dhe Rudnik.26
Pushtimi i përkoshëm i Prishtinës nga osmanët shkaktoi disa pengesa, mirëpo nuk e ndërpreu zhvillimin ekonomik të Prishtinës. Veprimtaria raguzane në këtë qytet, pasi Gjuragj Brankoviqi bëri marrëveshje me osmanët filloi përsëri të ngjallej. Pas rimëkëmbjes së Despotatit serb, në vitin 1445, numri i raguzanëve në Prishtinë ishte po aq i madh sa edhe më parë. Mirëpo, ngjarjet vijuese treguan se një situatë e tillë ishte momentale dhe e përkohshme.27
Pas kërkimeve të hollësishme në librat e vendimeve të Këshillit të Vogël Raguzan, studiuesja D. Kovaçeviq–Kojiq ka konstatuar se kolonia raguzane në Prishtinë, gjatë viteve 1414–1433 numëronte 1,413 pjesëtarë. Është për t'u theksuar se në këtë shifër të gjithëmbarshme kanë hyrë vetëm ata raguzanë të cilët kanë pasur ndonjë aktpadi gjyqësore. Të tjerët, ndërkaq, që nuk kanë pasur raste të tilla, nuk janë përfshirë në numrin e për mendur. Pra, numri i raguzanëve në Prishtinë ka qenë me siguri më i madh se sa shifra e përmendur, një rezultat, në të cilin ka arritur D. Kovaçeviq Kojiq, sipas materialit të ruajtur arkivor.28
Qendrimi i raguzanëve në Prishtinë ishte i ndryshëm. Pjesën dërmuese të pjesëtarëve, afro 930, i ndeshim vetëm në kalim, meqë raguzanët e tillë i tillë i ndeshim vetëm nga një herë. Si u theksua më lart në gjysmën e parë të shekullit XV Prishtina ishte qendër e madhe tregtare, prandaj kalimi i raguzanëve nëpër këtë qytet ishte shumë i madh. Së këndejmi mund të konstatojmë, se shumë raguzanë të cilët kaluan apo qëndruan një kohë të shkurtër në Prishtinë, fare nuk janë evidentuar. Në anën tjetër, ka të atillë, të cilët kanë qenë kohë të gjatë të lidhur me qytetin dhe, si të tillë qëndruan në Prishtinë nga një, dy, tri, katër më shumë vjet.29 Në këtë drejtim, nuk kanë qenë të rrallë ata raguzanë, të cilët qëndruan në Prishtinë për gjithnjë apo me ndërprerje të vogla. Nga të dhënat arkivore vërehet se numri i raguzanëve që kanë vepruar dhe jetuan një kohë të gjatë në Prishtinë ka qenë bukur i madh dhe këtë gjë e pasqyron kjo tabelë numerike.
Vitet e qëndrimit | Numri i raguzanëve |
6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 24 25 26 28 29 31 32 33 | 9 8 5 4 9 7 7 7 5 10 9 4 3 9 2 5 5 5 1 5 5 1 1 3 1 |
Si shihet nga tabela, në Prishtinë kanë jetuar 10–20 vjet gjashtëdhjetë e shtatë raguzanë; ndërkaq, 20–30 vjet njëzet e pesë; mbi tridhjetë vjet pesë raguzanë (Matheo de Crose, Michele de Crose, Niksha Vaseokoviq, Srgj Ra Michela de Crose, Niksha Vaseokoviq, Srg) Radosaliq dhe Nikola Pripko Radulinoviq).30
E dimë se bujarët raguzanë ishin të lidhur kryesisht me ato qendra tregtare dhe xeherore, të cilat u ofronin pa dyshim përfitime të mëdha. Kur të merret parasysh ky fakt dhe e dhëna, që në Prishtinë qëndronin çdo vit nga disa bujarë raguzanë, në vitet 1414–1453 qëndronin gjithsej 113 bujarë raguzanë, vetëvetiu del se Prishtina paraqiste një qendër me rëndësi të madhe për Raguzën. Në gjysmën e parë të shekullit XV në Prishtinë je tonin pjesëtarët e disa familjeve bujare, si, bie fjala, të familjes Sorgo; Nixa A. de Sorgo, Damian J. de Sorgo, Pasqual J. de Sorgo, Jacomo. A. de Sorgo, Jacomo J. de Sorgo, Johannes J. de Sorgo, Metheo de Sorgo, Mecthele de Sorgo dhe Petre de Sorgo; pjesëtarë të familjes Gondola: Benedicto de Gondola, Damian de Gondola, Fredericho de Gondola, Junius J. de Gondola, Jacomo de Gondola, Johannes M. de Gondola dhe Nicola de Gondola; pjesëtarë të familjes Crosio: Metheo et Michele M. de Crose, Marinus J. de Crose, Marinus et Andreas dhe Crose; pjesëtarë të familjes Georgio (Yorzi) Nicolaus J. de Georgio, Damian J. de Zorzi, Aloui J. de Zorzi, Sigismundo de Zorzi dhe Johannes. M. de Georgio, dhe pjesëtarë të familjes Martinussio: Junii N. de Martinussio dhe Martinus N. de Martinussio.31
Bujaria shqiptare në Prishtinën mesjetare dhe jeta shoqërore e raguzanëve sipas testamenteve të kohës
Gjatë gjysmës së parë të shekullit XV në Prishtinë kanë jetuar disa pjesëtarë të familjes bujare shqiptare Tani të Ulqini. Në këtë qytet këta këta bujarët erdhën nga Raguza. Sipas një letërkëmbimi në mes të Qeverisë Raguzane dhe Kimo Tanit, raguzanët e quajnë këtë të fundit “qytetar yni i ndershëm”.32 Mak Tani është pjesëtari i parë i familj familjes që erdhi në Prishtinë (1414–1426), pastaj erdhën edhe fëmijët e tij: Marini (më 1424, pastaj prapë në vitet 1433–1448), Shtjefni (më 1442, 1446, 1447), Gjoni (më 1445) dhe, më i njohuri ndër ta vëllai i katërt Kimoja, i cili ka jetuar në Prishtinë katërmbëdhjetë vjet. Gjatë kohës së qën drimit të tij në këtë qytet u zgjodh në komisione gjyqësore 130 herë.33
Më tregun e Prishtinës kanë qenë të lidhur edhe pjesëtarë të familjes bujare Cobogo tregtarë të njohur raguzanë. Në librin tregtar të tyre zihet ngoje shpesh Nicola T. de Glavato, i cili ka jetuar në Prishtinë në vitet 1415–1442. Tregtarët e njohur të familjes Cobogo furnizoheshin përmes të këtij tregtari me argjendin e blerë në Prishtinë dhe prej këndej, në të shumtën e rasteve, atë e shitnin në Venedik.34
Duke shfletuar materialin arkivor raguzan, ndeshim edhe raguzanë që kanë përpiluar testamente të veta në Prishtinë. Dukumentet e tilla japin të dhëna interesante, prandaj kanë vlerë të madhe për njohjen e së kaluarës së Prishtinës. Testamentet raguzane të përpiluara në Prishtinë japin ekskluzivisht të dhëna lidhur me pasurinë e përpiluesve të testamenteve, e shprehur në zotërimin e argjendit të papërpunuar dhe të parave të gatshme. Po ashtu në testamente përmenden stoli të ndryshme, gjëra nga argjendi, armë, pëlhura nga Viçenca, çanta turke, tekstil hungarez, orendi shtëpiake, veshja dhe instrumente muzikore, si bie fjala, tollombaz. Sipas serialit Testamenta Notariae të Arkivit Historik të Dubrovnikut, në Prishtinë ndeshim këta raguzanë përpilues testamentesh: Predoiuich Bratoslao,35 Mergeuich Vochossau,36 Bogdanoich Radiuoy,37 Vocemilich Radossau,38 Miomanoouich Michaz,39 Vitchouich Jacob,40 Perchouich Milat,41 Boghasaolich Bosidar,42 Jacobus filius de Giuicho leuaia decto Brodarouich.43 Ka pasur edhe raguzanë që kishin në Prishtinë pasuri të patundshme, si, bie fjala, nga testamenti i Petar de Bratoslao që vërehet se ai kishte pasur dy shtëpi, të cilat ia kishte shitur raguzanit Georgio de Lucius.44 Shtëpi në Prishtinë kishte edhe raguzani Jachxa R. Prvanouich.45 Radosav Vuçemiliq, ndërkaq në testamentin e vet të përpiluar në Prishtinë,46 është interesant të theksohet e dhëna se çdo tregtar raguzan që vepronte në Gadishullin Ballkanik, zotëronte monedha osmane.47
Në mënyrë që t’i realizonin interesat e veta, tregtarët raguzanë, që jetonin dhe vepronin në Prishtinë, binin shpesh në konflikte mes vete lidhur me transaksione tregtare. Konfliktet e këtilla i zgjidhnin gjykatësit dhe konsujt raguzanë të zgjedhur nga pjesëtarë të kolonive përkatëse. Ka pasur edhe raste të tilla, kur qytetarët raguzanë bënin në konflikte me bashkëqytetarë dhe në këto raste angazhonin administratën osmane. Në një situatë të këtillë raguzani Francho Camarich, 1 cili madje hoqi dorë nga feja e krishterë dhe pranoi islamizmin. Në vitin 1421 Franco i dorëzoi kadiut të Prishtinës aktpadi të ngritur kundër Marinus de Sorgo. Sipas aktpadisë, të cilën e ngriti dy vjet më pas në Raguzë, Francho Comarich kishte arritur me gënjeshtra ta bindte kadiun turk në Prishtinë, i cili dënoi Marinus de Sorgon të paguante gjobë në lartësi 48 litra argjend. Marinusi u desh të paguante edhe një shumë prej 32 litrash argjend, sa lypsej për t’u liruar nga burgu. Edhe pse Marinus i propozoi Franchos që mosmarrëveshjen e vet t'ia paraqitnin gjykatës raguzane, Francho nuk pranoi, meqë e dinte fare mirë se me gënjeshtra nuk do të kalonte mirë në Raguzë dhe ngriti aktpadinë kundër Franchus Camarich, jo vetëm që dëmëtoi Marinus Sorgon, por edhe pse veproi “contra ius et iustititiam ac statuaa et ordines Ragusii.”48
Në një rrahje që ndodhi në Prishtinë në mes të dy raguzanëve si dëshmitar zihet ngoje njëfarë Nikollë Tivarasi. Tivaras ishin edhe Jak Centivaliu (më 1421, 1423, 1424) dhe Pjero Piçikoviq (më 1442). Atëbotë ndeshim në Prishtinë edhe dy kotorras, Pierco de Baso (1426) dhe Ratco de Baso (1427), 1428), si dhe Ratcho Spani, argjendar nga Drishti.49
Konfliktet midis raguzanëve në kolonitë e veta merrnin në disa raste dimensione të gjera, veçanërisht kur në to përziheshin edhe osmanët. Këtë gjë e ilustron më së miri kjo e dhënë: në vitin 1440, kur duhej të vinte në Prishtinë misionari turk Isa Beu, tre raguzanë, murgu Stjepko Radulinoviq, Niksha Nemanjiq dhe Bogeta Milovanoviq, për të cilët nuk ka të dhëna se a ishin eme ruar përnjëmend për t’u kujdesur për koloninë raguzanë në Prishtinë, ishin marrë vesh mes vete që për pritjen solemne të misionarit turk Isa Beut, të angazhonin të gjithë raguzanët që punonin atë kohë në Prishtinë. Më vonë, këta tre raguzanë deklaruan se kishin vepruar ashtu që ta ruanin pasurinë e vet. Të tje rë ndërkaq këta i akuzonin si bashkëpunëtorë të osmanëve dhe akuza ishte drejtuar veçanërisht kundër Bogeta Milovanoviqit meqë organizimin e pritjes solemne që e bëri në marrëveshje me misionarin turk.50 Në akuzat e tregtarëve raguzanë të kolonisë së Prishtinës, kundër tre bashkëqytetarëve të vet, theksohej posaçërisht urdhri i Stjepko Radulinoviqit, Niksha Nemanjiqit dhe Bogeta Milovanoviqit, sipas të cilit të gjithë raguzanët që nuk ki shin dalë në pritjen solemne, duhej të gjobiteshin nga pesë per perë. Bogeta Milovanoviq u kërkoi nga pesë perperë edhe raguzanëve që nuk ishin informuar fare për organizimin e pritjes solemne. Sipas këtyre deklaratave divergjente, gjyqi raguzan në Raguzë u vu para një detyre të vështirë, meqë nuk ishte lehtë të konstatohej se cila palë e thoshte të vërtetën. Edhe pse Qeveria Raguzane ndërmori masa sanksionuese ndaj autorëve të konfliktit dhe u angazhua në forma të ndryshme në mënyrë që të pengoheshin raste të këtilla, ndërhyrjet osmane bënë që disa konflikte midis raguzanëve në kolonitë e tyre të merrnin zjarrë edhe më të madh.51
Kontaktet e raguzanëve me osmanët në Prishtinë, periudha pas vitit 1440
Në situatën e krijuar Qeveria Raguzane filloi ta humbiste kontrollin mbi tregtarët e vet në kolonitë e Kosovës. Disa tregta rë raguzanë, sidomos të Prishtinës, bënin marrëveshje lidhur me doganën dhe lartërsinë e pagesës doganore. Pas rënies së Despotatit serb, në pjesët e tija jugore sundonte tash mëkembësi i Shkupit Isa Beu, me të cilin raguzanët e Prishtinës, në qershor të vitit 1440, ranë menjëherë në kontakt dhe bënë marrëveshje lidhur me dogana si dhe ndikuan që ai të dërgonte një misionar të vet në Raguzë. Mirëpo, në gusht të këtij viti, tregtarët raguzanë morën përigjigje të ashpër dhe të prerë, në të cilën thuhej se ata nuk guxonin të përziheshin në kompetencat e shtetit ra guzan. Këto ndërhyrje të tregtarëve raguzanë Qeveria Raguzane, ndërkaq, i karakterizon si të dëmshme dhe pa perspektive.52
Konfliktet mes vete, të qytetarëve raguzanë kanë lënë gjurmë në libra arkivore, të cilët ekskluzivisht zotërimin materiale lidhur me ankesat që vinin nga vendet jashtë Raguzës (Lamenta de foris). Ankesat e këtilla i ndeshim kryesisht në fillim të viteve të dyzeta të shekullit XV. Nga ato vërehet se raguzanët i kanë plaçkitur bashkëqytetarët e vet, osmanët, i korruptonin. Me ndihmë të osmanëve, disa raguzanë nuk kishin vështërësi të burgosnin bashkëqytetarë të vet dhe pastaj t’u konfiskonin pasurinë. Raguzanët e tillë konfliktet e veta i zgjedhnin me ndihmë të kadiut osman. Ndërkaq, pas gjykimit, zakonisht është bërë konfiskimi i pasurisë palës së dënuar. Në një grackë të bashkëqytetarit të vet bie edhe prifti Stjepko Radulinoviq, kundër të cilit ngriti aktpadi Radivoje Radovanov. Pas gjykimit, turqit la konfiskuan pasurinë.53
Konfliktet në mes të qytetarëve raguzanë dhe përzierja e administratës osmane në to ndikoi drejtpërdrejt për destabilizimin e situatës në kolonitë raguzane gjatë viteve të të tridhjeta dhe më tej, deri në rënien e Kosovës nën sundimin osman. Një konstatim i këtillë lidhet me faktin se gjatë këtij intervall kohor ndeshim një sërë konfliktesh midis raguzanëve dhe osmanëve. Që në vitin 1426 u regjistrua një konflikt i raguzanëve me osmanët. Në këtë vit Murati II depërtoi në Serbi dhe kjo fushatë osmane u përcoll edhe me plaçkitje dhe keqpërdorime. Po në këtë vit bujari raguzan, Petar Puciq, udhëtonte me një karvan në drejtim të Novobërdës dhe Prishtinës. Në vendin Uglar u ndanë nga karvani disa tregtarë që shkuan në Prishtinë me qëllim që ta paguanin doganën e paraparë. Petri, ndërkaq, me disa shërbëtorë mbeti të kujdesej për mallin. Mirëpo, së shpejti arritën në atë vend tetë turq, të cilët kërkuan kripë. Meqë nuk e gjetën këtë artikull, e lidhën Petar Puciqin dhe ia plaçkitën qesën me dhje të dukatë, disa dinarë (monedhë e familjes Balshaj), vlerë që kapte shumën 25 perperë, si dhe 3 dërhemë akçe. Pastaj Petrin e dërguan në Prishtinë dhe e liruan nga burgu, pasi për të u pagua shpengimi prej 1000 akçesh.54
Në mars të vitit 1430, pas rënies së Selanikut, Murati II, së bashku me bejlerbeun e Rumelisë, shkuan në Epir. Atëbotë sanxhakbeu bëri invadim në Shqipëri, me ç’rast pushtoi disa qytete të Gjon Kastriotit dhe tokën e Tanush Dakagjinit: në këtë situatë, misionarët raguzanë morën për detyrë të bisedonin me Isabeun lidhur me doganat shqiptare. Ndërkaq, më parë, ata u angazhuan në Prishtinë në mënyrë që të gjenin një tregtar raguzan që të kishte përvojë në doganat shqiptare dhe të shkonin sẽ bashku me te tek Isa beu, për të paraqitur kërkesë për uljen e doganës, duke u arsyetuar se në kushte të reja do të gjallërohej tregtia, ndërsa profitet e Isabeut do të ishin më të mëdha. Delegacioni raguzan arriti në Shkup më 3 tetor 1430. Mirëpo, Isabeu i refuzol kërkesat e tyre me pretekstin se ai nuk guxonte të ndërmerrte asgjë pa pëlqim të sulltanit.55
Disa tregtarë raguzanë ishin orientuar dhe bashkëpunonin me tregtarët osmanë. Përveç të dhënave të këtilla dhe lidhur me obligimet osmane, ndeshim edhe për raguzanët si borxhlinj të turqve. Osmanët si kreditorë nuk frikësoheshin fare për pagesa, meqë në këto anë pushteti ishte në duar të tyre. Kështu, per mos kthyerjen e borxhit, turku Gjorman burgosi në vitin 1436 Pjerkon, birin e Stan Iliqit, i cili qëndroi në burg derisa një ba shkëqytetar i tij pagoi shpengimin.56
Tregtarët raguzanë, që punonin në Prishtinë, pasi u informuan për burgime dhe konfiskime në vitin 1441, morën disa masa për ta fshehur pasurinë. Gjatë arrestimeve osmanët merrnin hetime, kërkonin pohime, i rrahnin keq. Në këto kushte raguza nët filluan të kallëzonin, ta denonconin njëri-tjetrin. Kjo bëri që të hapen procese gjyqësore në Raguzë. Lidhur me këtë praktikë osmane, ndeshim një rast konkret që ndodhi në Prishtinë. Ke. shtu, gjatë vitit 1441 arritën këtu dy raguzanë, Bozhiçko Çifuti dhe Gjurko Dunaviqi. Bozhiqkoja, i frikësuar nga kërcënimet që e pranoi edhe vetë Gjurkoja.57
Në prill të vitit 1442 Qeveria Raguzane bëri me dije tregtarët e vet që punonin në Novobërdë, Prishtinë dhe Rudnik për marrëveshjen paqësore me sulltanin, sipas së cilës privilegjohe shin tregtarët raguzanë.58
Në vitin 1444, pas rimëkëmbjes së Despotatit serb, rajoni i Brankoviqve mbeti ende nën regjimin osman. Në një rast raguzanët i bënë lutje Gjuragj Brankoviqit, që të ndikonte me autoritetin e tij te mëkëmbësi turk që ata të mos e pengonin importin raguzan nga Prishtina. Nga deklarata e despotit në fjalë vërehet se ai nuk mund të ndryshonte gjë, meqë babai i tij, Vuk Brankoviqi, kishte detyrime të veçanta ndaj sulltanit “tromento non po, ezzeto che non servir e stare alli luy alpatti havuto con 10 imperador turco (1445).” Në vazhdim të deklaratës thuhet se al duhej t’u përmbahej parimeve të marrëveshjes së lidhur në gusht të vitit 1444. Në mars të vitit 1445, lidhur me ristë që vuri mëkëmbësi turk në doganën e Prishtinës, raguzanët i bënë edhe një herë kërkesë që të ndërmerrte diçka për sen dertimin e kërkesave të tyre. Mirëpo, Gjuragj Brankoviqi, si dhe në vitin e kaluar, nuk ndërmori asgjë.59
Në fillim të viteve të pesëdhjeta, Raguza iu shtrua presionit të dukës Stefan dhe të osmanëve.60 Tregtarët raguzanë, të cilët vepronin në Gadishullin Ballkanik, ranë pre e osmanëve, meqë nuk mund të mbroheshin, ndërsa Qeveria Raguzane nuk pranonte ta paguante haraçin. Në janar të vitit 1455 një misionar i solli Isabeut një letër së cilës iu bashkangjit edhe një letër e tregtarëve raguzanë që jetonin e punonin në Prishtinë. Ndërkaq, në prill të këtij viti, në Raguzë ndeshim një misionar të Isabe Evrenozit, i cili kishte ardhur t'i paraqiste disa kërkesa, të cilave duhej t'u përgjigjet Këshilli i Vogël. Që nga kjo kohë në Senatin Raguzan vazhdimisht është parashtruar çështja “super salvoconductu impetrando ab impreratore Turchorum pro mercatoribus nostris,” e cila së pari u pezullua, pastaj mbeti e pazgjedhur.61
Tregtarët raguzanë të Prishtinës shpesh binin në konflikt me ata të Novobërdës, qoftë si të akuzuar apo akuzues. Ndonjë herë, pas vendimeve të Këshillit të Vogël, me rastin e emërimit të komisioneve gjyqësore është paraparë mundësia që palët e interesuara të gjenden (të takohen) në Prishtinë dhe në Novobërdë. Ndryshonte vetëm komisioni gjyqësor i përbërë nga bujarët raguzanë në të dy këto qendra tregtare veç e vet.62
Në gusht të vitit 1435 Qeveria Raguzane emëroi “oficiales” tre bujarë raguzanë, të cilët jetonin në Prishtinë, dhe i urdhëroi që të shkojnë në Novobërdë me qëllim që të bëjnë hetime lidhur me ankesën e Pasqual M. de Goze, kundër bujarisë raguzane të Novobërdës, të cilët i kishin plaçkitur një sasi argjendi.63 Nga kjo pikëpamje gjenden disa prishtinas në librin e tregtarit raguzan M. Lukareviq, i cili jetoi dhe punoi në Novobërdë. Në librin e borxhlinjve të M. Lukareviqit gjejmë prishtinasit: Juan Cchonxi,64 Iachomo de Proculi65 dhe Pauao Vuchadinouich.66
Në disa raste, në tregun e Prishtinës raguaznët i ndeshim edhe si tregtarë robërish. Në vitin 1421, dy tregtarë raguzanë, Benedictus q. Mathei de Schierye de Prato dhe Nicola q. Tuertchi Glauich, u morën vesh për shitjen e boshnjakës Milica, robinë dhjetëvjeçare, e cila ishte blerë për 10 dukatë nga tregtarët osmanë në Prishtinë.67 Përkitazi me shitblerjen e robërve në Prishtinë ndeshemi edhe me një rast në vitin 1442. Në këtë vit raguzani Ziulcus Ratcouigh ngriti aktpadi kundër bashkëqytetarit Boghetta Pribisaligh, i cili në Prishtinë (dicens quod cum ipse Bogheta veniret in Pristina) kishte rrëmbyer Helenën. robinë e turkut Oruxh (Ipse deduxit unam slavam cuiusdam Teucri no mine Oruc et nomen sclave est Helena), Për këtë arsye osmanët burgosën Ziuicus Ratcouigh, i cili u desh të paguante për këtë robinë 700 perperë.68
-
1
L. Talloczy, C. Jireçek, E Sufflay. Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, I. Vindobonae, 1913, nr. 710, f. 213 — “Stephanus Uros III rex Serbiae, comuni Ragusil praecepit, ut at ve cophalla Elias sive Thomas veniant tributium S. Dimitri solvant (1325, mense octobris)"; K. Kostić, Naši gradovi na Jugu, Beograd, 1922. f. 49.
-
2
K. Jireçek, Istorija Srba, II, Beograd 1978, f. 8–9. 21. 94. 230.
-
3
F. Miklosich, Monumenta Srbica, Wien, 1858, 1. 207–09: Lj. Stojanović, Stare srpske povelje i pisma, 1—1. Beograd — S. Kariovci, 1929, 1. 136-139.
-
4
G. Cremošnik. Kancelarski i notarski spisi, Beograd. 1932 f. 264; I Manken. Dubrovački patricijat u XIV veku, Beograd, 1960, f. 358.
-
5
HAD, Diversa Notariae, anno 1370-1379; Reformationes anno 1378–1381; L. Tallozczy. C. Jirecek. E. Sufflay, Acta et diplomata Res Albaniae mediae aetatis II, nr. 322. f. 75 — Anno 1379, 2 lunii Ragusii “Marinus Nicolai de Dulcino civis Ragusil" memoratur, dhe Anno 1380, 8 octobrik Consilium Rogatorum përmendet “Maroe de Dulcino stare in Priština super suis rebus".
-
6
HAD, Testamenta Notariae IV, f. 121; dijetarja D. Kovačević Kojić. në punimin Priština u srednjem vijeku", IC. Beograd 1975/ XXII. 1. 46, duke u nisur nga testamenti në fjalë, bën gabim, kur thek- son se prania e numrit të madh të raguzanëve në Prishtinë gjatë viteve të tetëdhjeta është faktor vendimtar për ngritjen e kishave katolike në këtë qytet. Studiuesja nuk mban parasysh faktin që në këtë anë ka pasur popullatë që i ka takuar fesë katolike edhe para themelimit të kolonive raguzane në Kosovë, gjë që dëshmohet nga relacionet e papatit me qen- drat kosovare edhe para shekullit XIV.
-
7
M. Dinić, Odluke veća Dubrovačke Republike II, Beograd 1964. f. 259 — “Stane Hillich de Priština in dicto Minori Consilio fuit absolu tus a petitione doaneriorum de facto doane, eo quod inventum fuit quod ipse fecerat doanam Sclaua et per testes productos nichil probatum fuit…”
-
8
K. Jircçek. Spomenici srpski, Beograd, 1892, f. 102; M. Dinic. Srpske zemlje u srednjem veku, Beograd, 1978. f. 170.
-
9
K. Jirecek. Spomenici srpski, f. 102.
-
10
10 M. Dinić, Srpske zemlje u srednjem veku, f. 159–160.
-
11
HAD, Reformationes XXX, f. 34. — “de dando unam barcham bene paratam celnicho d. Volchi cum qua vadat usque Catarum et de dando ei litteras recomendatoris quibuscumque dominis vuluerit" (26. IV. 1396).
-
12
L Manken. Dubrovački patricijat, f. 126.
-
13
K. Jireçek, Spomenici srpski, f. 48: dokumenti është i shkruar në sllavishtën e vjetër dhe në gjuhën latine — “De mandato domini rectoris Ser Andree de Volçio et minoris consilii ciuitatis Ragusti presentes suprascripte, videlicet popiza et litera scripta in litera sclaufei. Et conti netur in effectu in dictis poliza et litera, qualiter Ser Marinus B. de Gra- di fuit liber (et) absolutus a dacijs et gabellis, emtis per eum, per mag- nificum et potentem dominum d. comitem Stephanum bone memorie domini comitis Lazari, una cum gentitrice sua domina comitissa etc. ut in predicta poliça ut supra et litera contineri videbitur, que poliza et litera fuit ad instanciam dicti Ser Marini registrata”; Dokumenti gjendet edhe në përmbledhjen e dokumenteve të botuara nga autori L. Stojanoviq shiko L. Stojanović. Stare srpske povelje i pisma I-1, f. 194–195.
-
14
Dokumenti është shkruar në gjuhën silave të vjetër: në zyrën raguzane është regjistruar më 2 prill 1406 dhe është përkthyer në gjuhën latine — “In minori consilio, ad sonum campane more solito cungregato. Bogosau Cruscha, nuncius et ambassiator domine Mare, relicte domini Volcchi Branchouich, et elus filiorum, presentauit unam literam supradicte domine Mare et eius filiorum tenoris suprascripti domino rectori Ser Marino de Cabago et eius consilio minori, qua litera rixa et lecta in dieto consilio dictus, dominus rector et consecilio dictus dominus rector et conscilio (sic) mandauit epsam literam ut supra registri per Ruseum. syribam, sclauicum, ad cautellam Ser Andree Dominici de Menze et aliorum, quorum interesse posset” — shiko, K. Jirçek, Spomenici srpski, f. 52. Lj. Stojanović, Stare srpske povelje i pisma I-1, f. 214–215.
-
15
Lj. Stojanović, Stare srpske povelje i pisma I–1, f. 214–215; K. Jirçek. Spomenici srpski, f. 58: HAD, Diversa Cancellariae, f. 330.
-
16
Lj. Stojanović, Stare srpske povelje i pisma I-1, f. 164–165: D. Dinić, Knežević, Prilog proučavanju svestenstva u srednjovekovnoj Srbiji, Godisnjak F. F. u N. Sadu. 1968/XI-1, f. 57–58.
-
17
K. Jirecek. Spomenici srpski, f. 60; M. Dinić, Srpske zemlje u srednjem veku, f. 404.
-
18
HAD, Diversa cancellariae XXXIV. f. 172, (26. X. 1402); D. K Kojić, Priština u srednjem vijeku, f. 47.
-
19
HAD, Diversa Cancellariae XXXIV, f. 206 (5. IV. 1403), f. 207 (6. VII. 1403); D. Kovacević–Kojič, Priština u srednjem vijeku, f. 48.
-
20
Gelcich Talloczy. Diplomatarium relationum reipublicae Ragusanae cum regno Hungariae. 1887. f. 184 — “Verum serenissime domine noster, gentes vestre serenitatis subsidiaril idcte despoti mercatum Prištine illius et sororis et hostis tentam nuper Intrarunt hostiliter et tu- tis per fortilicia hostibus dimibus nostrorum civium et mercatorum longevis spaciis magnis que erectis laboribus uno consumptis igne et illo- rum rebus imo nostris dispersis visceribus, quod per illas et circumferentes partes late opes extendimus, soll heu amaricamur victoriam no-stram.” Lidhur me këtë ngjarje, raguzanët mbajtën korespodencë edhe në vitin e ardhshëm — shiko, HAD, Lettere et commissione Levantis V, f. 8. — “Hora da nova simo ofeci ga gli vostri. Et prima da quelli che sono in Nouaberda la stade mo passada arobbo gli nostri me cadanti in Priština. Et plu che li meno prixuni. Et constrinsill e recetarsi. Et perche non fo grade haver rasservassimo fin mo a notificaarvelo” (me 16. III. 1410); Krahaso, I Božić. Dubrovnik Turska u XIV i XV veku, Beograd 1952, f. 27; M. Dinić, Srpske zemlje u srednjem veku, f. 171–172.
-
21
HAD, Reformationes XXXIII, f. 23 (23. V. 1407), f. 89 (16. 11. 1409), f. 91. (20. 11. 1409), f. 148. (6. V. 1410), f. 155 (28. VII. 1410). f. 168v (19. ΧII. 1411); XXXIV. f. 61 (11. 1. 1413), f. 78 (17. VI. 1413), f. 87. (20. IX. 1413): Lettere et comnisstone Levantis V. f. 54, (14. I. 1409). f. 36 (13. XI. 1410).
-
22
J. Tadić, Privreda Dubrovnika i srpske zemlje u prvoj polovini XV veka, Zbornik F. F. u Beogradu, Beograd 1968/X-1. 1. 528; D. Kovačević–Kojić, Priština u srednjem vijeku, f. 49–56.
-
23
HAD, Reformationes XXXIV (1412–1414); Acta Consilii Minoris I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII. X, XI, XII dhe XIII.
-
24
J. Tadić. Privreda Dubrovnika, f. 528; D. Kovačević–Kojić, Priština u srednjem vijeku, f. 49–50.
-
25
D. Kovačević Kojić, Priština u srednjem vijeku, 1. 50.
-
26
I. Božić. Dubrovnik i Turska, f. 83, 92; D. Kovačević-Kojić, Priština u srednjem vijeku, f. 50.
-
27
D. Kovačević Kojić, Priština u srednjem vijeku, f. 50.
-
28
D. Kovačević-Kojić, Priština u srednjem vijeku, f. 51.
-
29
D. Kovačević-Kojić, Priština u srednjem vijeku, f. 51.
-
30
HAD, Acta Consilii Minoris, I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII, IX, X, XI, XII, XIII, XIV dhe XV: D. Kovačević Kojić. Priština u srednjem vijeku, f. 51–55.
-
31
HAD. Acta Consilii Minoris I-XIII; Lettere et commissione VII–XV; D. Kovačević–Kojić, Priština u srednjem vijeku, f. 47-57.
-
32
HAD, Lettere et commissione Levantis XIII, f. 248 (5. I. 1448).
-
33
K. Jireček. Zborník K. Jirečeka II. f. 346; Autori i njejtë Istorija Srba II, f. 85.
-
34
HAD, Privata, XIX–XXVIII, 1-2 (libri di negozio Nicolale Luca de Cabogo Libri tregtar i vëllezërve Kabogo), f. 51, 58, 70, 82, 86, 106. 109, 113, 120, 128, 137; D. Kovačević-Kojić. Priština u srednjem vijeku, f. 57–58.
-
35
HAD, Testamenta Notariae XI, f. 154r–154v (25. II. 1427–19. VII, 1426).
-
36
HAD, Testamenta Notariae XII, f. 31r–31v (1. XI. 1431–23. VIII. 1431).
-
37
HAD, Testamenta Notariae XII, f. 101v (31. V. 1435–26. VII. 1433).
-
38
HAD, Testamenta Notariae XIII, f. 59v–60 (27. III. 1438–26. VIII 1437).
-
39
HAD, Testamenta Notariae XIII, f. 1r–2 (13. 1. 1438–2. VI. 1437).
-
40
HAD, Testamenta Notariae XIII, f. 5r–5 (10. III. 1438-17. XII 1437).
-
41
HAD, Testamenta Notariae XIII, f. 61v–62 (28. 1. 1440-16. VIII 1438).
-
42
HAD, Testamaneta Notariae XIV, f. 87v–88 (26. VII. 1448-28. V. 1445).
-
43
HAD, Testamenta Notariae XIV, f. 170 (19. X. 145–12. VII. 1488).
-
44
HAD, Testamenta Notariae XII, f. 30–30 (17. Χ. 1431).
-
45
HAD, Lettere et commissione Levantis X, f. 108 (7. IV. 1430).
-
46
HAD, Diversa Notariae, LIV, f. 145; Testamenta Notariae XIV, f. 39; Testamenta Natoriae XIII, 60; I. Božić, Dubrovnik i Turska, f. 309.
-
47
I. Božić, Dubrovnik i Turska, f. 309.
-
48
HAD, Lamenta de foris V, f. 205; K. Jireček, Istorija Srba, II. f. 330.
-
49
HAD, Lamenta de foris XI, f. 51v; K. Jireček. Zbornik K. Jirečeka, II, f. 148, 244, 279, 322, 341, 356; D. Kovačević–Kojić. Priština u srednjem veku, f. 67.
-
50
HAD, Lamenta de foris XIV, f. 34v — “tractus officialis Turchi... ex parte dicti Turchi”; I. Božić, Dubrovnik i Turska, f. 80.
-
51
HAD, Lamenta de fotis XIV, 1. 34v, 90, 92v; Lattere et commissione Levantis XII, f. 197–197v; I. Božić. Dubrovnik i Turska, f. 80.
-
52
HAD, Acta Consilii Minoris VIII, f. 186; Lettere et commissione Levantis XII, f. 194v, 195; N. Jorga. Notes et extraits potom nervira Turtoire des Crotaades II. Paris, 1899, f. 370; I. Božić. Dubrovnik i Turska, f. 79–80.
-
53
HAD, Lamenta de foris XV, f. 139v: I. Božić, Dubrovnik i Turska, f. 97 — ankesa është regjistruar në mars të vitit 1442.
-
54
HAD, Lamenta de foris VII, f. 98.
-
55
HAD, Lettere et commissione Levantis XI, f. 8v–9: N. Jorga. Notes et extraits, II, f. 285.
-
56
L. Božić, Dubrovnik i Turska, f. 295–296.
-
57
HAD, Lamenta de foris XIV, f. 218; XV. f. 45.
-
58
N. Jorga, Notes et extraits, II, f. 332–334.
-
59
N. Jorga, Notes et extraits, II, f. 332–334.
-
60
N. Jorga. Notes et extraits, II, f. 410; Jireček. Istorija Srba II. f. 329, 332; M. Dinić, Srpske zemlje u srednjem veku, f. 175, 401.
-
61
V. Foretić, Povijest Dubrovnika do 1808, I. Zagreb 1980, f. 217–401.
-
62
M. Dinić, Srpske zemlje u srednjem veku, f. 137.
-
63
HAD, Acta Consilii Minoris V, f. 11v (23. I. 1430), f. 107 (14. IV.1431); VII, f. 11v (5. I.1436), f. 87 (19. IX. 1436), f. 168 (5. XI. 1437), f. 205 (18. III. 1438), f. 236v (15. VII. 1438); XI, f. 98 (23. V. 1447), f. 101v (9. VI. 1447), f. 121 (19. VIII. 1447), f. 128 (15. IX. 1447), f. 114v (31. VII. 1447), f. 152v (19. VII. 1447), XII. f. 80 (29. V. 1449), f. 144v (26. II. 1450).
-
64
HAD, Acta Consilli minoris VI, f. 275v (27. VIII. 1435).
-
65
M. Dinić, Iz dubrovačkog arhiva, I. f. 56 — “E a di primo gungo porto Luan chonxi L. 4 oz. 2 s. 3 pexo de Pristina oz. 4... (9) ten per L. chosto a duc. 30 la L. pp. 3 10 duc. as. L. XIIII oz. 5 as.”
-
66
M. Dinić, Iz dubrovačkog arhivam I. f. 59 — “MCCCCXXXIX — E a di (sic) per fante de Jachomode Proculi de argento L. 6 oz. Os. 2 a pexo de Pristina in Raguxi 6 oz 4 s. O ten per L. oz. 3 s. 3 e si di la e pesso suo pp. as. 77 la L. a ser Marin de Luchari…”.
-
67
M. Dinić, Iz dubrovačkog arhiva I. f. 76 — “Pauno Vuchadinouich sortor in Pristina Zugno inpiegolli” (MCCCCXXXVIII).
-
68
HAD, Liber dotium V, f. 7: M. Dinić, Iz dubrovačkog arhiva, II, Beograd 1967, f. 97–98 — “Ego Benedictus q. M. de Schierye de Prato habitator nunc et cancellarius Regusil confiteor quod unam meam selavam etatis annorum decem vel circa nomine Millizam de genere Bossiqnanorum quam emia Nicola q. T. Glauich cive et habitatore Ragusii qui a Theucris in Pristina eam emerat, volentem et censentientem dedi, transtuli, vendidi et concessi ser Georgio q. Georgii domini Guccij de Florentia similiter nune Raggusli, pro ducatis uri decem quos ab eodem se Georgio habuisse me confiteor, et sic in re vera habuit et recepi.” (MCCCCXXI, di secundo mail).
-
69
HAD, Lamenta de foris XVI, f. 57 (14. XI, 1442); M. Dinic, Iz dubrovačkog arhiva, II, f. 111; I. Božić, Dubrovnik i Turska, f. 338–339.