Kërko
Janë disa valë të murtajës që e kanë goditur Prishtinën përgjatë historisë. Vetëm disa prej tyre deri tash janë dokumentuar edhe në shënime. Më së hershmi për murtajën në Prishtinën mund të flitet në vitin 1622 kur për të raporton Pjetër Mazreku. 1 Një valë njoftohet në vitin 1687 nga Edward Brown, i cili thotë se banorët nuk shqetësoheshin fare për këtë sëmundje.2 Pastaj është mirë e njohur murtaja e vitit 1689, prej së cilës ka vdekur edhe Pjetër Bogdani.3 Një valë tjetër murtaje në Prishtinë është raportuar në vitin 1702, kur megjithë përpjekjet e autoriteve për këndelljen e qytetit pas trazirave të shumta, epidemia duket se e vështirësonte çfarëdo zhvillimi.4 Një valë më mirë e dokumentuar e murtajës është edhe nga viti 1781, për të cilën disa dokumente nga arkivat e Kotorrit na japin ca detaje.5
Ndër të gjitha këto më e rënda duket të ketë qenë në vitin 1838 kur një udhëpërshkrues francez raporton për rreth 6,000 të vdekur në Prishtinë, që përbënin dy të tretat e gjithë popullatës së qytetit. Shifër që edhe vetë raportuesi e pranon se duhet të jetë e ekzagjeruar.6 Sidoqoftë, kjo valë e fundit e sëmundjes gjithsesi kishte pasur efekt shkatërrues në qytet, duke qenë se në regjistrimin e popullatës të bërë në vitin 1844 qyteti duket shumë i zvogëluar për nga numri i banorëve, me vetëm 779 familje.7 Në regjistrimin paraprak të vitit 1831 Prishtina kishte 1,828 familje. Shumë vjet pas këtij momenti Prishtina si qytet zhytet në kriza politike e shoqërore,8 të cilat nuk kapërcehen deri në vitin 1878 kur bëhet kryeqendër e Vilajetit të Kosovës, çka ndikon në rimëkëmbje ekonomike dhe demografike. (Y. Rugova)
Shih njoftimin e Pjetër Mazrekut te Dokumentet.
Shih fragmentin e Edward Brown te Dokumentet.
https://www.prishtinanehistori.org/article/37/1689-gjon-bogdaniShih fragmentin e Gjon Bogdanit te Dokumentet.
Shih fragmentin nga M. Kaboga të vitit 1702 te Dokumentet.
Shih letrën nga N. Mikoviq të vitit 1781 te Dokumentet.
Shih përshkrimin nga Ami Boué të vitit 1838 te Dokumentet.
Shih regjistrimin e popullatës për vitin 1831 dhe 1844 te artikulli nga Agron Islami.
Shih tekstin e shkurtë për pashain e fundit të Prishtinës, Abdurrahman Pashë Gjinollin nga Y. Rugova; Gjithashtu: Rrënimi i dytë i Prishtinës (1838–1878).
Lexo edhe
Rrënimi i dytë i Prishtinës (1838–1878)× Thirrje: Prishtina në histori është në versionin fillestar testues alfa. Keni gjetur diçka në këtë qerthull që s’ju duket se po funksionon si duhet? Na shkruani [email protected]