Kërko
Në regjistrin tahrir të Sanxhakut të Vilçiterinës të shek. XVI, figuron lagjja me emrin mesxhidi i Hasan Eminit. 1 Për këtë arsye, mund të thuhet se mesxhidi është ndërtuar në shek. XVI. Në ditët e sotme, xhamia Hasan Emini, njihet si xhamia e Suudiut, për të cilin nuk ka të dhëna të detajuara se kush ishte ky personalitet, por rrëfenja popullore e identifikon si personin që i doli për zot xhamisë dhe mbulonte shpenzimet e saj kur Kosova doli nga sundimi osman. Në hyrje të xhamisë gjendet mbishkrimi “Suudi Efendi, viti 1315 (1897)”, që vërteton rolin e Suudi Efendiut në mirëmbajtjen e xhamisë. Sipas një dokumenti arkivor të gjysmës së dytë të shek. XVIII, kuptojmë se kjo xhami në administratën osmane njihej edhe me emrin e Hasan Efendiut, pra Xhamia Hasan Efendi. Respektivisht dokumenti flet për Hasanin, imam i xhamisë (Hasan Efendiu), i cili në vitin 1152/1739–1740, hiqte dorë nga detyra e tij për t’u zëvendësuar nga i biri, Hysejni. 2 Me shumë gjasa, i njëjti emër punoi si imam në këtë xhami deri në vitin 9 shtator 1776, kur vdiq dhe u zëvendësua nga Musai.3 (A. Islami)
Rizaj, ibid., fq. 247.
A. Islami, ibid. 124.
ibid.
Lexo artikullin e radhës
Xhamia e Jashar Pashës (Gjinollit)× Thirrje: Prishtina në histori është në versionin fillestar testues alfa. Keni gjetur diçka në këtë qerthull që s’ju duket se po funksionon si duhet? Na shkruani [email protected]