Kërko

1325, Rankoja

Një ndër fragmentet më të hershme të Prishtinës në dokumentet raguzane. Botim i mëvonshëm i dokumentit i vitit 1862.

Dokument raguzian dërguar nga Prishtina

Të dashurit vendas të mbretërisë, knezit të Dubrovnikut, Pal Trivizhanit sundimtarit, qeverisësit e të madhin bir të rrethit të Dubrovnikut. Ju e dini që për mbretërinë tuaj është vendosur afat pagese për detyrimet në ditën e Dimitrit, që për të bërë dorëzimin të vijë ose qefaliu Ilija ose Tome për të sjellur detyrimet në ditën e Dimitrit. [Nëse] nuk bëhet, sigurohuni [vetë?] se janë dorëzuar. Rankoja e shkroi në Prishtinë.

Burimi: Spomenici (1862) Spomenici srbski: 2. Beograd: Shtypshkronja shtetërore, f. 5; Drançolli, Jahja (1984). Raguzanët në Prishtinë gjatë shekujve XIV–XV. Në Vjetari, Prishtinë, f. 9–25; Gjithashtu, Jiriçek, K. (1913), Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia: Vol. 2. Vjenë: A. Holzhausen, f. 213. Përmendet edhe nga Kostic, Коста Костић (1900). Трговински ценстри и друмови по Српској земли. Në Београдске Општинске Новине (18) 11, 5 mars 1900, f. 41–44. I njëjti paraprakish përmendur nga  Коста Костић (1899). Трговински ценстри и друмови. Beograd. f. 372–377. Dokumenti origjinal: Arkivi i Dubrovnikut, Diversa Cane. 1325.

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1325, Rankoja, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 21.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/11/1325-rankoja