Kërko

1388, Anonim

Dokumenti origjinal i botuar në formë të transkriptuar më 1964.

Vendime të Këshilli të vogël gjyqsor të Dubrovnikut

Më 17 mars [...] Stane Hiliich nga Prishtina në Këshillin Minor të lartpërmendur u largua nga lista e të ndaluarëve të doganës, me faktin se shpifja sipas së cilës ai kishte doganuar një skllav nuk është vërtetuar nga dëshmitarët e paraqitur; dhe dëmshpërblimi i paguar për këtë [akuzë] duhet të anulohet, ky dëmshpërblim përbëhet nga disa pëlhura të nxjerra nga vetë Helia në emrin e tij dhe të disa skllevërve, dhe [gjithashtu duhet anuluar] dënimin që do të pësonte.

Burimi: Dinic, Mihailo (1964). Odluke veća Dubrovačke republike II. Beograd: SANU. f. 458. Nëntë dokumentet raguzane të Prishtinës (apo ku përmendet Prishtina) nga periudha 1395 deri më 1415 janë botu edhe në Споменик, 1892, nr. 11 (f. 42, 44, 48, 52, 60, 65, 77, 102, 104). Dokumenti origjinal: Arkivi i Dubrovnikut, Reformationes XXVIII, fol. 119–134, 17 mars 1388.

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1388, Anonim, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 21.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/14/1388-anonim