Kërko

1458, Anonim

Dokumenti është botuar në vitin 1963 i transkriptuar.

Dy dëshmi gjyqsore nga arkivi i Dubrovnikut

Më 6 shkurt 1458. Nikollë Bla.[nchus?] de Crancho përpara rektorit të nderuarit, Zotit Andrea de Babalio, dhe gjyqtarëve të tij, Zotit Marino de Restis, Zotit Nicola Bla.[nchus?] de Menzis dhe Zotit Nicholas Pau.[lo] de Gondola dhe Zotit Peter de Proculo, ndërsa Zoti George de Goze ka munguar në padinë dhe çështjen që ai ka me Lukën, shërbëtorin i tij, [ku] synon të vërtetojë dhe të bëjë të ditur përmes dëshmitarëve në mënyrë sa më mirë që mundet se në anën tjetër në Prishtinë Nikolla vetë e bleu këtë Lukën nga turqit kur ky ishte një fëmijë rreth 2 vjeç me një çmim prej treqind rropave, dhe pas pagëzimit në Prishtinë me emrin Luka, ai e mbajti Lukën që nga ajo kohë, e ushqeu, e rriti dhe e trajtoi si skllav të blerë dhe skllav sipas çmimit dhe shitjes si më sipër. Dhe tash ka rreth 17 vjet që e ka blerë atë, apo afërsisht aty diku. Dëshmitarë: Don Stephanus de Radulinus, Chiinus de Macho, Vitchus Miosich, Petchus Gugos, Pauao Leuaich.

Më 7 shkurt 1458. Don Stefanus de Radulinus, një dëshmitar i marrë në pyetje nga rektori i lartpërmendur dhe gjyqtarët e tij, Zoti Marinus de Restis, Zoti Nicola Pau.[lo] de Gondola dhe Zoti Peter de Proculus [duke folur] mbi qëllimin e lartpërmendur, ka [thënë se ka] kryer sakramentet e tij përmes dorës së një prifti tjetër, dhe vërtetoi përmes fjalës së thënë se ajo që qe deklaruar më sipër ishte e vërtetë. Kur e pyetën se nga e dinte [këtë] ai tha se kishte qenë prezent dhe e kishte parë vetë. Dhe kjo ishte në kohën kur administratori i Rashës ishte nën qytetin e Tivarit, kur e ka parë se një farë turku që ishte Luka i përmendur, i cili ishte një fëmijë i vogël rreth dy vjeç. Dhe e ka parë se e kish blerë vetë nga turku i përmendur si skllav me çmim prej 300 asprash. Petchus Gugos, dëshmitari i marrë në pyetje, e tha të njëjtën gjë si më sipër.

Burimi: Dinic, Mihalo (1968). Iz dubrovackog arhiva. Beograd: Naucno telo. f. 120–121. Dokumenti origjinal: Arkivi i Dubrovnikut, Intentiones Cancellarie II (1457–1459), fol. 22 retro.

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1458, Anonim, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 21.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/17/1458-anonim