Kërko

1479, Martin Segoni

Margin Segoni në vitin 1479 e kishte shkruar një përshkrim të tij të Ballkanit, ku e përmend shkurtimisht edhe Prishtinën. Në foto një përkthim në gjuhë frënge i një varianti të këtij dorëshkrimi që ndodhet në Milano, botuar më vonë.

Exposition des voies par lesquelles les Turcs peuvent être attaqués

Rrafshi i kësaj fushe [të Kosovës] shtrihet rreth 70 mijë hapa deri në fshatin Kaçanik dhe te gryka e Klisurës, e cila çon deri në Shkup, ndërsa zgjerohet mes dy lumenjve, Sitnicës dhe Llapit, e rrethuar në të gjitha anët nga malet, në të cilët qëndrojnë panumër fshatarësh dhe katundesh; kurse në anën e majtë ndodhet një fshat i pasur Prishtina, i cili për shkak të bollëkut që ka, dikur mbahej si pushimore e zotëruesëve të Mizisë.

Burimi: Iorga, N (1915). Notes et extraits pour servir à l'histoire des croisades au XVe siècle. Bukuresht: Akademia e Rumanisë. Fragmenti në faqe: f. 58. Dokumenti origjinal: Biblioteca Ambrosiana Milano, ms. I 204.

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1479, Martin Segoni, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 21.11.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/18/1479-martin-segoni