Kërko

1530, Benedikt Kuripešić

Faqja ku përmendet Prishtina në librin e Kuripesic.

Itinerarium, Wegrayß Kün. May. potschafft gen Constantinopel

Të shtunën, 24 shtator, u nisëm nga tregu i Mitrovicës, dhe, duke kaluar përmes Fushë Kosovës (Ampschfeld) kah një vend i murosur mirë, arritëm në tregun e madh Vushtrrinë (Vntzterno) ku shkuam te varri i murosur i mbretit turk, i cili shtrihet në atë vend. Prej aty rrokëm udhën në të majtë për të mbëritur në Prishtinë (Priscina), ku e kaluam natën. [...]

Të premten më 13 janar, nga Ponea(!) e Epërme përmes një kodre erdhëm në Prishtinë, prej aty shkuam në Fushë Kosovë, u ndalëm në një fshat të vogël atje të quajtur Babimoc, ku e kaluam natën.

Burimi: Kuripešić, Benedikt (1531). Itinerarium, Wegrayß Kün. May. potschafft gen Constantinopel zu dem Türckischen keiser Soleyman. Augsburg: Henricus Siliceus. Material i shtypur. 

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1530, Benedikt Kuripešić, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 08.09.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/19/1530-benedikt-kuripesic