Kërko

1582, Jean Palerne

Faqe nga libri i J. Palerne ku përmendet Prishtina në vitin 1582.

Peregrinations du S. Jean Palerne Foresien, Secretaire de François de Valois

Më katërmbëdhjetë gusht [1582] e lëshuam atë vend dhe morëm rrugë përmes maleve të Vragnes [Vranjës], në të majtë, një qytezë e vogël e banuar vetëm prej turqve, afër së cilës mund të shihet një kështjellë mbi një mal të lartë, që dhe mund të jetë shumë e lashtë. Prej aty të njejtën ditë shkuam për të qëndruar në Vrajohosto [Vratagosh?], qytet, dhe prej aty te një tjetër, të quajtur Stranbis[?], që është nja njëqind milje larg prej qytetit Nourbourdon [Novobërdo?], të cilin e shihnim prej malit, dhe prej aty në Prestina [Prishtinë], një tjetër qytet i madh e i bukur, me xhamitë e saj, dhe me karavansaraje: ku qëndruam. Ditën vijuese, shtatëmbëdhjetë të muajit të njëjtë, u larguam, dhe tetë mijë [milje] nga ky qytet arritëm në një fshat të vogël, ku është varri i të ashtu quajturit Amuratit të dytë, i cili siç thuhej, qe vrarë bashkë me pesë ose gjashtë njerëz të tij prej Milo Konene në tendën e vetë, në mes të kampit të ushtrisë së tij.

Burimi: Palerne, Jean (1582). Peregrinations du S. Jean Palerne Foresien, Secretaire de François de Valois. Lion: Jean Pillehotte, f. 506. Material i shtypur.

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1582, Jean Palerne, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 21.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/21/1582-jean-palerne