Kërko
Epistolarum ac relationum Alexandri Komulović et socii
Vizituam Prishtinën, Novi Pazarin, Krushevcin, Prokupljen, Nishin dhe Vidinin. Në të pesë qytetet ndodhen rreth 250 shpirta [katolikësh], prej të cilëve 50 shqiptarë, të tjerët tregtarë të Dubrovnik. Prishtina është një vend shumë komod, [dhe] qysh jemi njoftuar, në të kaluarën ka qenë qendër peshkopate, tash nuk ka kishë fare, dhe është urdhëruar që të ndërtohet një oratori [vend lutjeje].
Prishtina dhe Novi Pazari ishin pa kapelanë, për çka mendojmë se duhet të silleshin dy studentë prej kolegjit Ilirian [në Romë], prej atyre që kanë përfunduar studimet, nëse s’do të ishin pishman të vinin.
Fermendžin, Eusebio (1892). Acta Bosnae potissimum ccclesiastica cum insertis editorum documentorum regestis ab anno 925 usque ad annum 1752. Zagreb: Taberna Libraria, f. 339. Dokumenti origjinal: Biblioth. vatic. cod. mss. vatic. 6533 fol. 101–106.