Kërko

1650, Pjetër Bogdani

Relacion i Pjetër Bogdanit në lidhje me emërimin në selinë e Ohrit:

Don Andrea Bogdani nga Guri i Shqipërisë i propozuar për Arqipeshkvinë e Ohrit mbi kufijtë e Servisë, vlerësohet si një nga priftërinjtë më të mirë që gjenden në atë krahinë dhe aq i zellshëm për fenë sa për të ka duruar shumë dëme dhe rreziqe, dhe aktualisht gjen veten në Prishtinë të Servisë në qeverisjen e një kishe; sepse nuk ishte më në gjendje të qëndronte në atdheun e tij, ku i kishin djegur shtëpinë, [krejt kjo] kishte bërë që turqit të agjitoheshin kundër tij, duke mos e lejuar që të martonte vajza të krishtera. [...] Andrea Bogdani, person 45 vjeç, i punësuar në Servi prej pesëmbëdhjetë vjetësh.

Fermendžin, Eusebio (1892). Izprave god. 1579–1671. tičuće se Crne gore i stare Srbije. Në Starine (25), Zagreb, f. 172. Dokumenti origjinal: Tabular. s. Congregat. de propaganda fide. Origin. Vol. 220 fol. 69.

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1650, Pjetër Bogdani, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 08.09.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/28/1650-pjeter-bogdani