Kërko
Urdhërohet sanxhakbeu i Vuçiternit dhe kadi i Prishtinës…
Rekomandim për famullin e Prishtinës në Shqipëri / Sanxhakbeut të Vuçitërnit … dhe kadiut të Prishtinës… Kur t’u mbërijë urdhi i lartë perandorak u bëhet e ditur se shembulli i komandantëve të popujve të Portë së Lartë paraqiti lutjen se njërit nga klerikët katolikë (latinë), priftit të quajtur Tomazo Rasposaviq, që është lutës në faltore dhe e kalon jetën me lëmoshat e popullit, i është rënë në qaftë nga personat e tajfës të nënpunësve civilë, në kundërshtim me aktmarrvjeshen perandorake, kur nuk ishte e nevojshme të ndërhyhej (në kundërshtim) me sheriatin e nderuar. Po kështu tajfës së korierëve u marrin kuajtë, dhe duke u thënë se vëllezërit dhe kushërinjtë e juaj na kanë neve borxhe, dhe pa qenë këta garantë për pasuritë e tyre, i kapin, i burgosin dhe i shtypin. Meqenëse këta lutin urdhrin tim që të mos u bihet në qafë për borxhet dhe taksat e të tjerëve, iu referuam aktmarrëveshjes perandorake ku është shkruar se priftërinjve jezuitë dhe të tjerëve që i përkasin fesë katolike, atyre që vijnë nga ana e detit ose e tokës në vendet e mbrojtura (të perandorisë) të mos u ndërhyhet dhe të mos sulmohen në kryerjen e riteve fetare të kota dhe të fshehta të tyre dhe të mos mallkohen nga ana e bejlerëve, kadinjve dhe zyrtarëve të tjerë në rrugë ose në shtëpitë ku banojnë, të mos u kërkohen taksa e baxheit për sendet personale përveç sendeve që ata kanë sjellë për të bërë tregti, haraçi si dhe taksat e tjera. …
Burimi: Zamputi, Injac / Pulaha, Selami (1990). Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë. Vëllimi 4 1675–1699. Tiranë: ASHAK. f. 18. Burimi origjinal: Haus-, Hof- un Staatsarchiv Wien, Turcica I/155, f. 27. (Përkthimi: Injac Zamputi dhe Selami Pulaha)