Kërko

1684, Pjetër Bogdani

Relacioni shqip është botuar edhe nga I. Zamputi më 1990, prej ku është marrë ky fragment.

Një relacion ku bëhet një përshkrimi i shkurtër i Prishtinës

Përreth Kosovës janë vendet që i ndjekin: Prishtina; nuk ka kështjellë as nuk është e rrethuar me mure, por vend i hapur me rreth 3,000 shtëpi; bën treg të madh dhe lidhet me Shkupin një ditë-udhë larg. Zakonisht këtu qëndron pasha i Shkupit për t’iu shmangur shpenzimeve dhe për të qenë pranë minierave; pashallëkun e blen 100,000 realë dhe është i liruar që të mos shkojë kurrë në luftë; mban shumë-shumë 100 ushtarë, kalorës e këmbësorë. Nuk ka fakultet të bëjë luftë, por vetëm të vjerrë haraçet. Lumi Sitnica kalon përbri ledheve.

Burimi: Zamputi, Injac / Pulaha, Selami (1990). Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë. Vëllimi 4 1675–1699. Tiranë: ASHAK. f. 38. Burimi origjinal: [Archivio Segreto Vaticano, Segreteria di Stato, Vescovi e] Prelati etc. 1685, vol. 68 fol. 335, Dok. nr. CCXXXIII. (Përkthimi: Injac Zamputi dhe Selami Pulaha)

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1684, Pjetër Bogdani, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 21.11.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/34/1684-pjeter-bogdani