Kërko

1689, Krenët e Gashit

Faksimil i letrës nga Krenat e Gashit shkruar në Pult më 31 maj 1689. Burimi: Camaj, Bartl 1967.

Letër shqip drejtuar Propaganda Fides më 1689

Pre Prefetto

dij bukur V. P. si ka ordhenoum Shenti Konvend me darguom ende Pult katar frat per te sherbyem atyne te karshtenavet qi gjinten ende nahie te Pultit, e jane shkuom katar vjet se po i presam me ardhun e s’na kana pasa ardhun gjere tashti, e tashti Zotyne i suoll ende kata dhe dy, e perse nuku jane ardhun me gjitha kafsha, qi i duhen veti, urgheni prej teje me endenjun, petka, libra; e pa ato s'unu rijne, pra ashtu me konvend Patrene Sebastiane po e mbame kaha, e tietarane po ta dargonjam me ta kallazuom, e me mar kafshate nieshim veti e shoqit, e ta dy s'una po ta lishonjam, se tutemi se, sikur gjere tashti, ashtu ende pas sot nuku na vinjan, e po ta lutemi fort e fort.

Bane per lavdia e Tinezot mos na le pa dy frat, se kemi vorfania, nevoja shum, e ta jem porositun ende Shinte Orate. Ende Gash, li 30 di Maggio 1689 [30 maj 1689].

Di V. P. R.
Divotissimi Servi
Krenate e Gashit

Burimi: Bartl, Peter / Camaj, Martin (1967). Ein Brief in albanischer Sprache aus Gashi vom Jahre 1689. Në Zeitschrift für Balkanologie, (5) 1, f. 23–33. Dokumenti origjinal: Arkivi i Kongregacionit të Propaganda Fides në Romë, Fondi Scritture riferite nei Congressi, Albania, 4, f. 319. Teksti në origjinal është shqip. Për Prishtinën ka rëndësi se të njejtët, Krenët e Gashit, në fund të dhjetorit kishin ardhur edhe në Prishtinë, në negociata me krerët e Habsburgëve.

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1689, Krenët e Gashit, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 21.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/36/1689-krenet-e-gashit