Kërko

1689, Alessandro Belleardit

Faksimil i dy faqeve nga kronika e Belleardit, version i përkthyer gjermanisht. Burimi: R. Elsie.

Annotationes und Reflexiones der gloriosen kayserlichen Waffen im Jahr 1689

Reputacioni i këtij komandanti [Piccolomini] rritej gjithnjë e më shumë për shkak të rregullit që kishte vendosur aq sa 5000 arnautë [shqiptarë myslimanë] në Prishtinë që ishin ngritur kundër turqve dhe [banorëve të] shumë qyteteve të mëdha në afërsi kishin dhënë për të kuptuar se ata do t’i nënshtroheshin sundimit të Perandorit. Kështu, kur ai [Piccolomini] mbërriti në Prishtinë, ata u betuan për besnikëri ndaj Perandorit dhe në atë moment, kjo pjesë e madhe e territorit ra nën hijen e dafinave të Madhërisë së Tij Perandorake. [33r] Nga Prishtina, ai përparoi më 23 në Cazianeck [Kaçanik], një qytet në krye të një kalimi.

Burimi: Zamputi, Injac / Pulaha, Selami (1990). Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë. Vëllimi 4 1675–1699. Tiranë: ASHAK. f. 256–301. Burimi origjinal: Das Wiener Kriegsarchiv, Feldakten 1689, Fase. XIII, 1, B. 53. (Përkthimi: Injac Zamputi dhe Selami Pulaha)

 

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1689, Alessandro Belleardit, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 21.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/38/1689-anonim