Kërko
Letër drejtuar Romës rreth gjendjes në Prishtinë ku përshkruhen sulmet e mëhershme të tatarëve
Tash në po të njëjtën provincë të urdhrit tim të të shenjtës Kongregatë, edhe unë do të filloj robërinë hyjnore duke ushtruar Misionin e Shenjtë në Janjevë dhe në administratën e Prishtinës dhe të Vuçitërnës pasi fillimisht kam qenë student i zellshëm për dymbëdhjetë vjet i më të shquarit Kardinal Gregorio Barbarigo, Peshkop i Padovës, dhe në fund edhe i së lartës Kongregatë të Shejtë në Kolegjin e Propagandës. Me ardhjen time në këtë vend, jo vetëm kuptova analfabetizmin e mjerueshëm të këtyre anëve të mia, por edhe se që të gjithë u vranë, kur fatkeqësisht ndodhi që vetë Serbia të kthehej nën zgjedhën e saj osmane, dhe atë me barbarinë më të madhe; ndërsa vëllai im abati Gjon Bogdani, një nxënës i Loretos, u pre në copa të vogla i gjallë, dhe i akuzuari im ungj, i cili ishte gjetur tashmë i vdekur dhe i varrosur, megjithatë u nxor nga varri dhe u dha si vakt dhe ushqim për qentë në mes të tregut të Prishtinës me mitër1 në kokë. Por përtej kësaj gjithçka që më përkiste mua i gjeta fatkeqësisht të uzurpuara nga barbarët, si shtëpinë, ashtu edhe vreshtat e pasurinë bashkë me të gjitha mallrat e mundshme, duke qenë tani duarthatë besoj dhe kam shpresë vetëm në providencën e Madhërisë së Tij Hyjnore dhe në mbrojtjen më të mirë të Kongregatës së Shenjtë me anë të më të vlefshmeve, përmes ndihmës së Shkëlqesisë suaj.
Burimi: Dokument origjinal nga arkivi i Propaganda Fides në Romë, APF SOCG, vëll. 534 fP 4r, 5r.
1 Mitra është kapela që e mbajnë peshkopët. Në bazë të kësaj informate mund të kuptohet se Bogdani në Prishtinë ishte varrosur me robat e një peshkopi.