Kërko

1702, Marin Marojza Kaboga

Teksti i transliteruar në një botim të shekullit XIX.

Giornale del Nobile Marino di Maroizza C. Caboga, Numinato M. Spaletich, della sua missione in Erzegovina nell' anno 1701 e della sua Ambasciata straordinaria presso la Sublime Porta nell' anno 1706, reguante il Sultano Ahmet.

Në datën 7 u larguam nga Vushtria dhe pas 9 orë udhëtimi të vazhdueshëm arritëm në Dobrotin ku u vendosëm në tenda: prej rrugës pamë Prishtinën ku murtaja po bënte kërdinë; pamë edhe Tarbetin (tyrben) ku ishin depozituar të brendshmet e Sulltan Amuratit, të vrarë në këtë anë nga Millose Kobilovich, por varri i të cilit ishte dy milje larg nga rruga jonë.

Burimi: Vojnović, Lujo (1896). Zapisci plemenitoga gospodara Marina Maroјice Kaboge izvanrednoga poslanika Republike Dubrovačke na Carigradskome dvoru god. 1706.–1707.  Në Spomenik Srpske Kraljevske Akademiјe (30),  f. 221. Burimi origjinal: Nuk është dhënë. (Përkthimi: Yll Rugova).

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1702, Marin Marojza Kaboga, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 21.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/43/1702-marin-marojza-kaboga