Kërko

1737, Friedrich Wilhelm Karl von Schmettau

Në vitin 1737 Prishtina konsiderohej qendër me rëndësi për fushatën e risuar të Habsburgëve në Kosovë. Në foto faqja e librit ku përmendet Prishtina.

Geheime Nachrichten von dem Kriege in Ungarn in denen Feldzügen 1737, 1738 und 1739

Më 13 gusht ky gjeneral [Schmettau] raportoi se nuk kishte marrë as lajmin më të vogël nga koloneli Lentulus, kështu që nuk e dinte nëse mund të marshonte në drejtimin e tij nga Prishtina. Në të njëjtën kohë ai shkroi se përvetësimi i manastirit në Novipazar do të ishte shumë i rëndësishëm, por përvetësimi i Prishtinës do të ishte edhe më i rëndësishëm sepse do të lejonte që armiku të shkëputej nga Bosnja; për këtë do të duheshin pesë deri në gjashtë topa dymbëdhjetë paundësh dhe tre mijë këmbësorë.
Fildmarshalli Khevenhüller raportoi nga kampi i tij pranë Bregovës se do të thërriste komandantin në Vidin. Një letër erdhi nga koloneli Lentulus në të cilën ky kërkonte municion, ilaçe dhe mjekë.

Burimi: Schmettau, Friedrich Wilhelm Karl von (1772). Geheime Nachrichten von dem Kriege in Ungarn in denen Feldzügen 1737, 1738 und 1739. Lajpcig dhe Zviskau: Christian Lebrecht Stieler, f. 32–33. Material i shtypur. (Përkthimi: Yll Rugova.)

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1737, Friedrich Wilhelm Karl von Schmettau, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 21.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/45/1737-friedrich-wilhelm-karl-von-schmettau