Kërko

1791, Prill-Maj

Faksimil i dorëshkrimit nga viti 1791 botuar nga Sarinay. Një kopje digjitale ndodhet edhe në Arkivin e Prishtinës.

Urdhëresë për prishtinasin Hysen Pashazade Mir Mustafa Begun

Për urën e vjetër të ndërtuar mbi shtratin e lumit në Babimoc në rrugën e Bosnjës në qarkun e Prishtinës, ku lumi i lartpërmendur rrjedh nga ura Mahmud Pashës me argjinaturën e saj në Vuçitërn, dhe për varrin e të ndjerit Murad Kanit (alejhi selam) që ndodhet në Gazi Mestan të Kosovës, në sanxhakun e Prishtinës. Për këtë janë dhënë, përmes Jusuf Pashës, tremijë e pesëqind kurush, prej të cilave pjesa e mbetur është gati për t’u dërguar, siç është paralajmëruar dhe shprehur gojarisht, për ndërtimin mbi lumin e përmendur të urës së përmendur. Në këtë mënyrë lëshoj këtë urdhër, të veçantë, që të jetë dekret për urën e Mahmud Pashës dhe të bëhen përpjekjet për të reparuar dhe për të përfunduar mauzoleumin, gjithashtu për tu shënuar çdo shumë që tejkalon shumën në një listë. Letra në fjalë të përcillet në Gjykatën e Lartë të Ushtrisë. Tani, kur u mor vesh se ndertimi i urës salifuz-ziqi (!) dhe meremetimi i varreve dhe ndertimi mbi lum nga zona ndermjet dhe perfundimi i seríanit (!) u mor nga ju dhe jemi njoftuar se libreza e shumave që kërkonte një sasi të vogël ishte gati për t’u dorëzuar dhe nuk kishte kërkesë për shtyrjen dhe vonesa të tjera, është rifilluar ndërtimi i urës së përmendur në fillim. Dhe rregullimi i lumit nga argjinatura e lartpërmendur dhe ura në mes, [gjithashtu] ndërtimi, rregullimi e riparimi dhe përfundimi urgjent i varrezave janë paralajmëruar dhe shpjeguar për ju nga ana e ish mbikqyrësit të varreve. Nëse është e mundur, mbani një fletore dhe gjithashtu mbani ushtrinë e përmendur në kontrollin e Qeverisë, për t’u siguruar atyre vëmendjen, për t’i parandaluar ata të joshen dhe të tremben dhe të luftojnë kundër njëri tjetrit. Viti prill–maj 1791 [1205]

Burimi: Yusuf Sarinay et al (2007). Vilajeti i Kosovës në dokumentet arkivore osmane. Stamboll: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Shtetërorë të Qeverisë së Republikës së Turqisë, f. 203. (Përkthimi F.U.)

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1791, Prill-Maj, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 21.11.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/48/1791-prill-maj