Kërko
Ditar i udhëtimit në Stamboll nga ambasadori i Republikës së Raguzës pranë Portës së Lartë, në vitin 1792:
Datë 18 [maj]. Duke ecur për një kohë të gjatë përgjatë kësaj fushe, kaluam lumin Lab, ose Lau, dhe pamë në të majtë, rreth tre milje larg, një kishë ku thuhet se ishte varrosur Millose Kobilich, dhe pak më tej pamë edhe varrin e Amuratit të Dytë. Më në fund, pasi ngjitëm dhe zbritëm disa kodra, të madhësisë së njëjtë, nga maja e kodrës së fundit zbuluam një pamje të bukur të qytetit të Prishtinës në rrëzë kodre, ku u vendosëm, pasi kishim ecur për katër orë.
Burimi: Versioni origjinal: Johann Christian von Engel (1807). Geschichte des Freystaates Ragusa. Vjenë: Anton Doll, f. 321–322. Material i shtypur në italisht.