Kërko

1838, Ami Bue

A. Boue për murtajën në Prishtinë. Faksimil nga libri.

Murtaja ne Prishtine 1837–1838: “La” Turquie d'Europe: ou observations sur la géographie, la géologie, l'histoire naturelle, la statistique, les moeurs, les coutumes, l'archéologie, l'agriculture, l'industrie, le commerce, les gouvernements divers, le clergé, l'histoire et l'état politique de cet empire

Në vizitën tonë të tretë në Prishtinë, më 1838, na është thënë se murtaja kish goditur gjatë dhjetorit bashkë me acarin, prej së cilës kishin vdekur deri në 80, 100 e 140 vetë në ditë, kurse në tërësi 6,000 vetë, numra që mbase janë eksagjeruar. Përgjatë tetë javëve të para, shumë prej sllavëve ishin strehuar nëpër male. Disa raste të izuluara janë shfaqur, na është thënë, edhe në Prizren e Gjakovë që janë vende fqinje me shqiptarë, deri në Manastir. 

Burimi: Boué, Ami (1840). “La” Turquie d'Europe: ou observations sur la géographie, la géologie, l'histoire naturelle, la statistique, les moeurs, les coutumes, l'archéologie, l'agriculture, l'industrie, le commerce, les gouvernements divers, le clergé, l'histoire et l'état politique de cet empire. Volume 3. Paris: Arthus Bertrand, f. 582. Material i shtypur. (Përkthimi: Y. R.)

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1838, Ami Bue, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 08.09.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/57/1838-ami-bue