Prishtina
histori.
Interactive map of Prishtina

Search

Jahja Drançolli

Articles from

Jahja Drançolli

Prof. Dr Jahja Drançolli albanolog, historian, profesor i shkencave ndihmëse të historisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, anëtar i komitetit të projektit të UNESCO-së Memorialet e Botës. Lindi në Pejë më 10 tetor 1946. Studimet për histori i mbaroi në Prishtinë më 1971. Në vitet 1973-1984 ka vijuar studimet e magjistraturës dhe doktoratës në lëmin e medievalistikës në Zarë dhe Dubrovnik. U magjistrua në Zarë (1981) dhe u doktorua në Prishtinë (1984). Gjatë vitit akademik 1986/1987 bëri studime postdoktorale në Universitetin e Padovës. Në ndërkohë bëri kërkime shkencore medievalistike dhe të paleografisë e epigrafisë, në arkiva, biblioteka dhe muzeume, të Ankonës, Dubrovnikut, Kotorrit, Padovës, Romës, Venedikut, Zagrebit, Zarës, etj. Në vitet luftës së fundit në Kosovë edhe Prof. Drançolli si shumica e intelektualeve shqiptar keqtrajtohet nga administrata dhe forcat policore serbe.


Gjatë vitit 2003 u emërua drejtor i Institutit Arkeologjik të posa themeluar në Prishtinë, institut këtë të cilin e udhëhoqi deri në vitin 2009. Në vitin akademik 2004/2005, në cilësi të profesorit të Fakultetit Filozofik, Departamenti i Historisë ka qenë bartës i kursit me titull: Religjionet komperative: Katolocizmi, Ortodoksia dhe Islami. Është autor i shumë monografive shkencore, dhe më së 100 studimeve shkencore të botuara në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Itali, Gjermani, Turqi, etj.