Kaltrina Igrishta (1997) është një arkeologe, antropologe dhe studiuese e metaleve gjatë parahistorisë. Ligjëruese në Universitetin e Gjenevës, interesat e saj studimore përqendrohen në arin, metodat e përpunimit të tij, qarkullimin e këtij metali dhe rolin e tij ekonomik, praktik dhe shpirtëror në shoqëritë evropiane të periudhës Neolitike. Gjatë studimeve të masterit, fokusi i saj ka qenë analizat arkeometrike të objekteve parahistorike. Ajo është pjesë e disa projekteve arkeologjike dhe antropologjike brenda dhe jashtë Kosovës, përfshirë gërmimet në vendbanimin neolitik mbiujorë të Linit në Shqipëri.
Pasioni dhe angazhimi i saj shtrihen gjithashtu në fushën e edukimit të fëmijëve dhe të rinjve drejt arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore përmes trajnimeve praktike dhe librave të animuar për fëmijë. Igrishta ka fokusuar studimet e saj edhe në aspektin antropologjik, duke u përqendruar posaçërisht në besëtytnitë popullore dhe simbolikën në hapësirën shqiptare. Ajo ka studiuar simbolet e gdhendura në gurë dhe ato që mbietuan përmes artit popullorë dhe udhëpërshkrimeve në vendin tonë.