Prishtina
histori.
Interaktivna karta Prištine

Pretraga

Varg: Prishtina në histori

Prishtina në histori është një platformë interaktive, që ka për qëllim përmes infografikave, animacioneve, ilustrimeve dhe teksteve me një gjuhë atraktive ta bëjë të qasshme për të gjithë historinë e Prishtinës. Është qerthull të dhënash në rrjet për masivizimin e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit. Në Arkivin e Prishtinës, pjesë e Komunës së Prishtinës, rishtazi janë sjellë rreth 38,598 dokumente osmane, të cilat dokumentojnë historinë e Prishtinës prej shekullit të XV deri në shekullin XX. Shumica prej tyre janë krejt të pastudiuara dhe të panjohura për publikun. Në anën tjetër, shumë studime, të cilat janë bërë bazuar në arkivat e Romës, Venedikut dhe Dubrovnikut mbesin në sirtarë të bibliotekave dhe njihen vetëm prej një grupi të vogël specialistësh. 

Këto të dhëna, por dhe të tjera që kanë të bëjnë me të kaluarën e Prishtinë, nga arkiva, biblioteka e koleksione janë mbledhur dhe do të vazhdojnë të mblidhen në fazat e tjera të këtij projekti. Platforma është iniciativë e Trembelave me siglën botuese Varg nën mbështetjen e veçantë nga fondet e Komunës së Prishtinës, në partneritet të ngushtë edhe me Arkivin e Prishtinës. Janë këta të fundit që kanë bërë të qasshëm dokumentet nga arkivat osmane që në vitin 2018 janë sjellë në kopje digjitale te ky arkiv. Falënderojmë Komunën e Prishtinës dhe Arkivin e Prishtinës për mbështetjen dhe partneritetin.



Impressum:

Redaktor i përgjithshëm: Yll Rugova
Hulumtues për dokumentet osmane: Prof. Agron Islami (Instituti i Historisë)
Hulumtuesi përgjithshëm: Prof. Durim Abdullahu (Univesiteti i Prishtinës)

Programimi: Jetmir Mehmetaj
Front end: Skifter Komati

Vizuelizimi: Arta Samakova
Animacionet dho ilustrimet: Yllëza Hasanaj
Koordinim i përgjithshëm: Vlona Badivuku, Petrit Reçica
Përkthimet: Yll Rugova, Petrit Reçica

Ndihmesë të veçantë: Prof. Eli Krasniqi (Universiteti i Gracit), Prof. Dr. Jahja Drançolli (Universiteti i Prishtinës), Edona Rexhepi (Universiteti i Vjenës), Rinë Zhitia (Universiteti i Prishtinës). Gjithashtu Bruna Merko për ndihmën në redaktim dhe Elvin Blakaj për komentet rreth gjuhës angleze.



Falënderim: Sibel Halimi (drejtore e kulturës, Komuna e Prishtinës), Arta Balaj (ish-drejtore e Kulturës në Komunën e Prishtinës), Abaz Makolli (Arkivi i Prishtinës).

Falënderojmë edhe prof. Blerta Rexhepi, pastaj Andreas Reich, Niklas Priess, Fatih Uçgul, për ndihmën në disa raste të përkthimeve kur kishim nevojë për pikpamje të reja. Gjithashtu një falënderim për Valon Shkodrën dhe Arben Llapashticën për disa këshilla rreth fotografive dhe ilustrimeve.

Na kontaktoni

[email protected], ose përmes telefonit +383 44 591 300 / Adresa: Rr. Bajram Curri 53, 10000, Prishtinë Kosovë