Kërko
Territori dhe qyteti i Prishtinës ruajnë një vertikale të gjatë historike, e cila daton të paktën në periudhën neolitike. Në zonën e qytetit dhe në rrethe janë zbuluar gjetje të shumta arkeologjike, të cilat për nga vlera e tyre kulturore denjësisht prezantojnë jo vetëm Prishtinën dhe Kosovën, por edhe më gjerë. Kjo histori e bujshme e qytetit ndikoi në zhvillimin e tij përgjatë shekujve të antikitetit, mesjetës dhe më tej deri në ditët e sotme. Në këto shekuj, të cilat falë pasurive minerale të shfrytëzuara të Kosovës, veçanërisht në minierat e Artanës, Janjevës dhe Trepçës, bënë të mundur që Prishtina të shpallet qendër konsullore e rëndësishme e Republikës së Raguzës (në vitin 1396).