Xhamia e Jashar Pashës, e cila njihet edhe si Xhamia e Mesme është njëra nga faltoret më të bukura të qytetit të Prishtinës. Kjo xhami edhe sot mban emrin e ndërtuesit, Jashar Pashës, i cili ishte nga pinjollët e familjes së Gjinollajve me prejardhje nga Novobërda, të cilët sunduan me Prishtinën, Shkupin dhe po ashtu njihen si transformues të Gjilanit nga fshati në qytet. Sipas portalit të xhamisë, por edhe vakfijës së Jashar Pashës, ky i fundit xhaminë e ndërtoi në vitin 1834/35.1 (A. Islami)
-
1
Në portal shkruhet:
“Kjo është Xhamia më e bukur e Prishtinës
Është edhe vendëfalja më e madhe për adhurimin e Zotit
Për shpirtin e djalit të tij, Jashar Pasha, Vali i Shkupit e ngriti këtë faltore
Shpenzoi pasurinë e tij për të shprehur falënderimet ndaj Krijuesit (Zotit)
Kjo botë nuk është e përjetshme për (askënd), madje edhe nëse je prej fatlumëve.
Kjo botë e krijuar mbi ndryshime, asnjëherë nuk nuk ndalet.
Qofshin me jetë të gjatë prindërit e këtij fatëbardhë, i cili u bë sebep për ndërtimin e kësaj xhamie.
Datën izopsefike e shprehu Nazifi: “ Kjo është faltorja, ku njerzit do të falën përgjithmonë”. Viti 1834/1835”.
Shih edhe përkthimin e vakfijes, Besir Neziri, “Vakëfnameja e Jashar Pashë Gjinollit”, Edukata Islame L/122, Prishtinë, 2020, fq. 78-91.