Xhamia, e cila gjendet në afërsi të godinës së gjykatës në Prishtinë, sipas një akti të vitit 1795 është ndërtuarXhamia e Jaraj Çeribashit, e njohur edhe si Xhamia e Viçit, sipas një pikture nga piktori serb Shvrkiq nga vitit 1913. nga bamirësi Jar Ali Çeribashi. Dokumentet e shek. XVIII janë të paqarta për sa i përket kohës, kur është ngritur në statusin e xhamisë, pasi që në këtë shekull del herë si mesxhid e herë si xhami. Andaj mbi këto të dhëna vetëm mund të konstatojmë se, këtij mesxhidi mund t’i jetë vendosur minberi në dekadën e fundit të shek. XVIII.1 Legjenda, e cila e lidh me viçin nuk ka mbështetje dokumentare. Aq më shumë, që ndërtuesi i xhamisë kishte titull ushtarak dhe nuk i takonte klasës së të varfërve, siç thuhet në legjendën e popullit që shiti viçin e vetëm për ta ndërtuar mesxhidin. (A. Islami)
Fusnota
1
A. Islami, ibid. 164.
Si të citohet
Agron Islami (2025), Xhamitë e Prishtinës dhe besimi fetar, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 30.03.2025: https://www.prishtinanehistori.org/article/106/xhamia-jar-ali-ceribashi
:)
×
Thirrje: Prishtina në histori është në versionin fillestar testues alfa. Keni gjetur diçka në këtë qerthull që s’ju duket se po funksionon si duhet? Na shkruani info@trembelat.com