Xhamia në popull njihet si xhamia e Llapit dhe mbishkrimi i saj nuk ka mbërritur deri më sot. Në regjistrin Tahrir të Sanxhakut të Vilçiterinës të viti 977 (1569–1570) në Prishtinë dokumentohet ekzistenca e lagjes së mesxhidit të Ramazan Çaushit. 1 Fakti që, në shekujt e më pasmë, ky mesxhid është regjistruar si xhami, nënkupton se me shtimin e numrit të myslimanëve, me lejen e sulltanit i është vendosur minberi dhe ka marrë statusin e xhamisë. Xhamia u dogj nga policia serbe më datë 27 mars 1999,2 por në vitet 2007–2010 u restaurua nga fondacioni "Behxhet Pacolli". (A. Islami)
-
1
İbrahimgil- Konuk, ibid., fq. 488.
-
2
Barbaria Serbe ndaj monumenteve Islame në Kosovë (Shkurt 98- Qershor 99), fq. 17.