Nuk ka asnjë informacion se kur dhe nga kush është ndërtuar xhamia, pasi mbishkrimi i saj nuk ka mbërritur deri në ditët e sotme. Ekzistenca e saj, dokumentohet në regjistrin tahrir të Sanxhakut të Vilçiterinës të vitit 977/1569–70, e cila identifikohet me lagjjën e mesxhidit të Hatunijes në Prishtinë.1 Me kalimin e kohës edhe ajo u shndërrua në xhami si mesxhidet e tjera. Duke qenë se, aktvendimet e emërimit të kuadrit fetarë të shekullit XVIII, këtë faltore e cilësojnë si xhami, nënkupton se, ndërrimi i statusit nga mesxhid në xhami ishte bërë në shekujt paraprak.2 (A. Islami)
-
1
Në kuptimin gjuhësor termi hatun do të thotë, zonjë, grua. Mirëpo në hierarkik tek osmanët nënkuptonte një titull që i jepej grave me autoritet.
-
2
A. Islami, ibid. 122.