Nuk ka asnjë informacion se kur dhe nga kush është ndërtuar xhamia, pasi mbishkrimi i saj nuk ka mbërritur deri në ditët e sotme. Në regjistrin tahrir të Sanxhakut të Vilçiterinës, dokumentohet si lagjja e mesxhidit Mehmed Bej. 1 Këtë mesxhid, në shek. XVIII e gjejmë në statusin e xhamisë dhe në aktin e datës 2 korrik 1744, për imam ishte emëruar i biri i Mustafait, Maksudi, në vend të babait të tij, i cili kishte vdekur.2 (A. Islami)
-
1
Rizaj, ibid., fq. 246.
-
2
A. Islami, ibid. 123.