Xhamia e madhe e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti II, konsiderohet njëra nga xhamitë më të rëndësishme të periudhës osmane në Kosovë.1 Viti i ndërtimit të kësaj xhamie është i gdhendur në pllakën (kitaben), e cila gjendet mbi portën kryesore dhe që thotë:
“O Zot i Gjithësisë, bëj (që kjo Xhami) të qëndrojë gjatë në këmbë.
Gjatë gjithë jetës së njerëzimit të cilën sulltan Mehmedi
E ndërtoi dhe e ngriti në këmbë këtë ndërtesë.
Xhamia e sulltan Mehmedit, babait të fetihëve (triumfatorëve)
(xhamia) Për besimtarët (është) si një kopësht i xhenetit (Parajsës).
(që) u fal atyre (besimtarëve) shijen më të mirë në shpirt.
Kur e pa këtë vepër të bukur Sadiu
E shënoi datën e tij (izopsefike) me fjalët ‘koha e grumbullimit të asketëve’.
Viti 1460/461.”
(A. Islami)
-
1
Husrev Redzic, "Pet Osmanlijskih Potkupolnih Spomenika na Kosovu i Metohiji", Starine Kosova i Metohije- Antikitet e Kosovës, Knjiga I, Pristina 1961, fq. 197.