Themelet e xhamisë, e cila (sot) gjendet përballë Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe që në popull njihet si xhamia e Çarshisë apo xhamia e Gurit, qenë hedhur që në qershorin e vitit 1389 nga ana e Sulltan Bajezidi I (1389–1402). Ndërtimi i saj pati vazhduar në kohën e Sulltan Murati II (1421-1451). Ndërsa përfundimi i punimeve qe bërë në kohën e Sulltan Mehmetit II (1451-1481).1 Portali i themelimit të xhamisë nuk ka mbërritur deri më sot, por në murin e jashtëm gjenden dy mbishkrime. Në mbishkrimin e parë thuhet:
“Sulltani hydavendigar
e ndërtoi fillimisht varrezën e shehitëve
Sulltan Mehmedi i dytë, Çlirimtari
E plotësoi bashkë me këtë xhami.”2
Ndërsa, në mbishkrimin e dytë të xhamisë, shënohet restaurimi dhe riparimi i saj në vitet 1902–1903 nga ana e Sulltan Abdylhamitit II.3 (A. Islami)
-
1
Ayverdi, ibid., fq. 157.
-
2
Shih: Ekrem Hakkı Ayverdi, ibid., fq. 158; İbrahimgil-Konuk, ibid., fq. 494; Kosova Kitabeleri, fq. 62.
-
3
"Bamirësi i kësaj vepre është në kohën e sundimit të Sulltan Abdulhamitit u restaurua në vitin 1320". Shih: Ekrem Hakkı Ayverdi, ibid., fq. 158; Kosova Kitabeleri, fq. 62.