Nuk ka asnjë informacion se kur është ndërtuar xhamia, por ekzistenca e saj në Prishtinë dokumentohet në regjistrin tahrir të Sanxhakut të Vilçiterinës të vitit 977/1569–70, ku regjistrohet lagjja e mesxhidit të Jusuf Çelebiut. Mund të thuhet se më pas mesxhidit, iu shtua edhe një minber dhe statusi i foltores u shndërrua në xhami. Në vitet 1732–1767, xhamia kishte një kuadër shumë të pasur fetar, i cili përbëhej nga imami, hatipi dhe myteveli.1 (A. Islami)
-
1
A. Islami, ibid.