Kërko
Xhamia në popull njihej si xhamia e Llukaqit dhe bazuar në disa fotografi të hershme, nënkuptohet se ajo gjendej aty ku sot ndodhet hoteli Swiss Daimond, pranë Teatrit të Prishtinës. Sipas mbishkrimit të xhamisë, ajo është ndërtuar në vitin 959/1551–1552 nga Veliu, i biri i Jusufit. 1 Në vitin 1953, xhamia e Llukaqit u shkatërrua me vendim të komunës, por gjurmët e saj dolën në pah në vitin 2012, gjatë ndërtimit të Sheshit “Ibrahim Rugova”. Pas interesimit të institucioneve përgjegjëse (Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Bashkësisë Islame të Prishtinës), me çrast mbetjet e xhamisë dhe çezmës u morën nën mbrojtje, duke u mbuluar me xham.
"E ndërtoi këtë xhami bamirësi Veli biri Junusit
E tha me frymëzim datën e ndërtimit me fjalët "hajri më i mirë" 959. Shih: Raif Vırmiça, ibid., s, 624.
Lexo artikullin e radhës
Xhamia Hatunije× Thirrje: Prishtina në histori është në versionin fillestar testues alfa. Keni gjetur diçka në këtë qerthull që s’ju duket se po funksionon si duhet? Na shkruani [email protected]