Prishtina
histori.
Interaktivna karta Prištine

Pretraga

Agron Islami

Tekst

Agron Islami

U lind më 8 dhjetor 1982 në fshatin Shurdhan të komunës së Gjilanit. Në vitin 2006, përfundoi studimet e nivelit Bachelor në Departamentin e Orientalistikës, Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës. Gjatë vitit 2007, përfundoi kursin e gjuhës turke në Universitetin publik të Stambollit. Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Sakarya në Turqi, gjatë vitit 2008-2010 përfundoi studimet e masterit në Departamentin e Historisë së Kohës së Re në Universitetin publik Sakarya, Instituti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Shkencave dhe Letërsisë në Adapazar të Turqisë, ku u specializua në leximin (deshifrimin) dhe interpretimin e defterëve të kadiut osman. Gjatë vitit 2010-2012 punoi si mësimdhënës i historisë në shkollën ndërkombëtare ISP në Prishtinë. Në vitin 2012/2013 fitoi bursën shtetërore (Türkiyescholarships) të Republikës së Turqisë për studimet e doktoraturës në Universitetin publik të Stambollit, Instituti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Shkencave dhe Letërsisë, Departamenti: Koha e Re, të cilat i përfundoi në nëntor të vitit 2021.


Në prill të vitit 2015 filloi punën si hulumtues i pavarur shkencor në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë (IHP). Ndërsa, nga viti 2022 është bashkëpunëtor shkencor (ekuivalente me prof. ass. dr.) për periudhën osmane (Kohë e Re) në IHP. Ka të botuar dhjetëra njësi bibliografike, studime, artikuj dhe vështrime në fushën e historisë shqiptare gjatë kohës osmane. Ka dhjetëra pjesëmarrje në simpoziume dhe konferenca shkencore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Turqi dhe Austri. Është autor i 4 vëllimeve me mbi 600 epitafe në gjuhë osmane të hulumtuara në regjionin e Prishtinës, Mitrovicës, Gjilanit dhe i monografisë me titull: Areali i Kosovës në kohën osmane, botim i Institutit të Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Svetlo

Aspekti urbanizma i arhitekture grada Prištine tokom KSVI-KSIKS veka

Svetlo

Kratka politička istorija Prištine tokom 1389-1912

Svetlo

Priština tokom osmanskog perioda (1455-1912)

Svetlo

Prištinske džamije i verska verovanja

Svetlo

Razvoj obrazovanja

Svetlo

Stanovništvo prištinske kaza